Lidhje

Gjyqi kundër të pandehurit për vrasjet në Kenosha, juria vazhdon diskutimet për masën e dënimit


Kyle Rittenhouse pulls numbers of jurors out of a tumbler during his trial at the Kenosha County Courthouse in Kenosha, Wisconsin, Nov. 16, 2021.
Kyle Rittenhouse pulls numbers of jurors out of a tumbler during his trial at the Kenosha County Courthouse in Kenosha, Wisconsin, Nov. 16, 2021.

Juria diskutoi të martën pa marrë një vendim për gjyqin ndaj të akuzuarit për vrasje, Kyle Rittenhouse, i cili qëlloi me armë tre njerëz gjatë protestave të vitit 2020 kundër padrejtësive racore në Kenosha.

Në gjyqin që zgjati dy javë, prokurorët thanë se Rittenhouse veproi si një person që “donte të bëhej ushtar”, duke provokuar një konfrontim të armatosur me protestuesit në Uiskonskin.

Avokatët e zotit Rittenhouse thanë se ai ishte i frikësuar për jetën dhe veproi në vetëmbrojtje pas konfrontimit me një "person të çmendur".

Anëtarët e jurisë do të rifillojnë diskutimin për rastin e të akuzuarit për vrasje, Kyle Rittenhouse, të mërkurën. Rittenhouse, atëherë 17 vjeç, qëlloi për vdekje dy burra dhe plagosi një të tretë gjatë një nate protestash të dhunshme kundër padrejtësive racore në verën e vitit 2020.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG