Lidhje

Pajisjet e realitetit virtual ndihmojnë veteranët dhe të moshuarit 


Pajisjet e realitetit virtual ndihmojnë veteranët dhe të moshuarit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Pas qëndrimit të gjatë në një qendër kujdesi, mund të ndiheni të vetmuar. Jessica Benson pa këtë tek nëna e saj, e cila nga mosha 48-vjeçare vuan nga një sëmundje e trurit.

Por asaj i lindi një ide kur përjetoi për herë të parë realitetin virtual.


“Të hënën mund të shkojnë në Maui, të martën në Tahiti, pra kanë aktivitet. Ky ishte qëllimi im”, tha themeluesja e kompanisë “Immersive Cure”.

Zonja Benson, e cila punonte në sektorin e edukimit dhe shitjeve, hulumtoi rreth idesë së saj. Tani, ajo siguron pajisje të realitetit virtual dhe përmbajtje të liçencuar, të krijuar posaçërisht për klientët e saj në qendrat e kujdesit, shumica prej të cilëve janë veteranë ushtrie, të moshuar.

“Patëm mundësi t’i dërgojmë në Uashington DC, të shohin memorialet e luftës. Përshtypjet e tyre ishin të mrekullueshme”, thotë zonja Benson.

Përmes realitetit virtual, ajo dhe një veteran i Luftës së Koresë që kishte kohë pa kominikuar me njeri, vizituan memorialet. Pas udhëtimit virtual, ajo e pyeti atë se në cilën degë të ushtrisë kishte shërbyer.

“Më shikoi drejt në sy dhe më tha ‘Marinsat”, shpjegon zonja Benson.

Ajo thotë se realiteti virtual nuk mundëson vetëm vizita, por edhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve.

Skip Rizzo është një ekspert teknologjie që ka hulumtuar rreth përdorimeve mjekësore të realitetit virtual, prandaj ai pajtohet.

“Për menaxhimin e dhimbjes akute duhet shpërqëndrimi i personit përmes diçkaje që pushton mendjen dhe redukton në mënyrë të konsiderueshme perceptimin e dhimbjes. Me pajisjet e Realitetit Virtual ju izoloni dikë nga bota e jashtme por edhe tërhiqni vëmendjen e tyre”, thotë zoti Rizzo.

Ekspertët thonë se realiteti virtual ndihmon me dhimbjet kronike duke mundësuar relaksimin dhe qetësinë mendore. Ky është një shërbim që ofrohet nga kompania “Immersive Cure”.

“Kemi programe si noti me delfinët, relaksimi dhe meditimi pranë plazhit ose ecja në pyll – vetëm programe për të qetësuar ata”, thotë zonja Benson.

Një arratisje virtuale nga realiteti dhe një përvojë paqësore, për ata që kanë më së shumti nevojë.

XS
SM
MD
LG