Lidhje

Drejtori i OBSH-së thotë se pandemia është shumë larg fundit


Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se pandemia e koronavirusit është "shumë larg fundit" pasi rastet e infektimit dhe vdekjeve janë në rritje. Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus foli në Gjenevë gjatë raportimit të organizatës për COVID-19.

Drejtori i OBSH-së thotë se pandemia është shumë larg fundit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Zoti Tedros tha se e vetmja mënyrë për të mposhtur virusin është bashkëpunimi global.

"Numri global i rasteve të raportuara dhe vdekjeve nga COVID-19 po rritet për herë të parë në dy muaj, i nxitur nga një rritje e vazhdueshme në Evropë. Është një kujtesë tjetër se pandemia e COVID-19 është larg fundit. Një nga arsyet kryesore që pandemia po vazhdon është qasja e pabarabartë në mekanizmat për ta luftuar," tha ai, duke kërkuar një shpërndarje më të drejtë të vaksinave.

Vendet me të ardhura të ulëta përbëjnë 9 për qind të popullsisë së botës, por vetëm 0,5 për qind e vaksinave të administruara në botë janë bërë në këto vende, sipas OBSH-së.

Ekspertja kryesore e OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se shpresonte që udhëheqësit e vendeve të G-20, që po takohen në Romë këtë fundjavë, t'i jepnin përparësi furnizimeve me vaksina për vendet që kanë më shumë nevojë për to.

"Sot, numri i dozave përforcuese që po administrohen në mbarë botën, afro një milion injektime në ditë, është trefishi i sasisë së vaksinave që administrohen në vendet me të ardhura të ulëta, që është rreth 330,000 doza në ditë”, tha ajo.

OBSH-ja kishte bërë thirrje për një moratorium për dozat përforcuese deri në fund të vitit, në mënyrë që ato doza t’u jepeshin atyre vendeve që kanë një nivel vaksinimi nën 4-5 përqind.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG