Lidhje

Nju Jork, fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar


R
R

Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin. Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna.

Nju Jork, fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Në bazë të rregullit të ri, punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër Covid-19.

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ishte i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë fushatë vaksinimi deri më tani.

"Jemi shumë të lumtur që po shohim rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në sistemin tonë të shëndetit publik, i cili ka qenë heroik gjatë gjithë luftës kundër Covid-19. Dhe deri më tani, jemi mjaft mirë edhe me spitalet tona vullnetare dhe private", tha ai.

De Blasio u bëri thirrje punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor që të vaksinohen.

"Njerëzit u përgjigjen afateve. Në minutën e fundit, ata po vaksinohen. Natyrisht që do t'i mirëpresim të gjithë ata që vendosin të vaksinohen. Gjërat po ndryshojnë në çdo orë", tha ai.

Gati 100% e infermierëve dhe mjekëve janë vaksinuar plotësisht, tha Presidenti i kompanisë “Shëndetësia dhe Spitalet eNju Jorkut”, Dr. Mitchell Katz. Kompania e tij operon spitale dhe klinika publike në qytetin e Nju Jorkut.

“Mbi 95% e infermierëve të spitaleve dhe klinikave tona janë vaksinuar. Afër 98, 99% e mjekëve të mi kanë rënë dakord të bëjnë vaksinën. Të gjitha objektet tona janë të hapura dhe plotësisht funksionale”, tha ai.

Një terapiste nga Nju Jorku, e cila nuk dëshiron të vaksinohet ka marrë një justifikim të përkohshëm fetar. Ajo thotë se është e bindur se një gjykatës do të vendos në favor të saj gjatë shqyrtimit të kësaj çështje në tetor.

“Kërkesa ime për t’u përjashtuar nga detyrimi për t’u vaksinuar bazohet kryesisht në justifikimin fetar, në faktin se, siç thashë, kam punuar me pacientë me Covid-19 për një vit e gjysmë dhe nuk u infektova. Unë besoj se Zoti më mbrojti gjatë gjithë kohës që punova në spital", thotë terapistja Anna Petti.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se ajo është e gatshme të marrë veprime të tjera për të shtuar numrin e punonjësve shëndetësorë nëse është e nevojshme.

"Unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të më dhënë fuqitë emergjente të nevojshme për të trajtuar mungesat në sektorë të caktuar. Kjo do të më jepte mundësinë për të dislokuar personelin mjekësor të Gardës Kombëtare, për të angazhuar personelin mjekësor, që ka dalë ne pension, dhe për të sjellë këtu njerëz nga zona të tjera", tha guvernatorja e Nju Jorkut.

Fushata e re e vaksinimit pason vendimin e një gjykate federale këtë javë se qyteti i Nju Jorkut mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin e shkollave publike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG