Lidhje

Rinumërimi zbulon se gratë, megjithatë, nuk dominojnë parlamentin e Islandës


Islanda festoi shkurt të dielën zgjedhjen e një parlamenti ku shumicë do ishin gratë, para se një rinumërim të prodhonte një rezultat më pak se ai historik për barazinë gjinore në ishull.

Numërimi fillestar i votave nxori se gratë fituan 33 vende në parlamentin 63-vendësh të Islandës, Althing, në një palë zgjedhje ku fituan partitë e qendrës.

Disa orë më vonë, një rinumërim në Islandën perëndimore ndryshoi rezultatin sipas të cilit gratë kanë 30 vende, një numër i arritur në zgjedhjet e vitit 2016. Megjithatë, kjo është përqindja më e lartë e pjesëmarrjes së grave në parlament në Evropë.

Vetëm një grusht vendesh, asnjë prej tyre në Evropë, kanë shumicën e ligjvënëseve gra dhe prinë Ruanda me 61 për qind e pasuar nga Kuba, Nikaragua dhe Meksika. Në mbarë botën, sipas Unionit Ndërparlamentar, pak më shumë se një e katërta e ligjvënësve janë gra.

"Fitorja e grave mbetet histori e madhe e këtyre zgjedhjeve", tha profesori i politikës Olafur Hardarson për transmetuesin islandez RUV pas rinumërimit.

Tre partitë në qeverinë e koalicionit në largim të udhëhequr nga kryeministri Katrin Jakobsdottir fituan 37 vende në votimet e së shtunës, dy më shumë se në zgjedhjet e fundit dhe duket se do të vazhdojnë të mbajnë pushtetin.

Islanda ishte vendi i parë që zgjodhi një grua në postin e presidentes në vitin 1980, dhe që nga viti 2018 ka një ligj për paga të barabarta.

XS
SM
MD
LG