Lidhje

Kosovë: Kushtetuesja njofton prokurorinë për moszbatimin e vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit


Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se e ka njoftuar kryeprokurorin e Shtetit, për moszbatimin e vendimit të saj me të cilin Manastirit mesjetar të Deçanit, rreth 90 kilometra në perëndim të Prishtinës ,i njihet e drejta e pronës mbi rreth 23 hektarë tokë.

Vendimi i Kushtetueses i vitit 2016, nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës, përkatësisht komuna e Deçanit, drejtuesit e së cilës thonë se këto prona janë të dy ndërmarrjeve publike dhe se gjykata ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka.

Gjykata Kushtetuese tha të premten se nuk ka kompetencë për vlerësimin e përgjegjësisë për moszbatimin e aktgjykimeve nga autoritetet përgjegjëse" dhe se i takon “Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprimet e mëtejme sipas autorizimeve ligjore, bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese u mirëprit nga shefat e Misioneve diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët në një komunikatë të përbashkët thanë se “është shqetësues fakti që Gjykata Kushtetuese është e detyruar t'u kujtojë institucioneve ekzekutive që të garantojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit”.

Ata i bënë thirrje qeverisë që të sigurojë zbatimin e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG