Lidhje

Blinken përballë pyetjeve të vështira nga senatorët në Kongres


USA, Washington, state secretary Anthony Blinken while hearing in the Senate Foreign Relations Committee regarding Avganistan withdrawal
USA, Washington, state secretary Anthony Blinken while hearing in the Senate Foreign Relations Committee regarding Avganistan withdrawal

UASHINGTON - Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po përballet me pyetje të vështira nga senatorët lidhur me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në një seancë para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Duke dëshmuar në një seancë dëgjimore pesë-orëshe në Dhomën e Përfaqësuesve përmes një video-konference të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbrojti me vendosmëri tërheqjen ushtarake amerikane muajin e kaluar nga Afganistani që përfundoi një luftë 20 vjeçare, më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Blinken mbron tërheqjen nga Afganistani
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Nëse Presidenti amerikan Joe Biden do të kishte vendosur të mbante forca të armatosura në Afganistan, kjo "do të kërkonte dërgimin e më shumë trupave amerikane në Afganistan për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar një marrje të pushtetit nga talebanët, duke pësuar viktima - dhe në rastin më të mirë rivendosjen e një ngërçi dhe ngecjeje të pafund në Afganistan, nën kërcënimin e sulmeve". tha sekretari Blinken përpara Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.


"Nuk ka tregues se qëndrimi më i gjatë do t'i kishte bërë që forcat afgane të sigurisë ose qeveria afgane të ishin më elastike apo të qëndrueshme," tha ai. "Nëse 20 vjet dhe qindra miliarda dollarë në mbështetje, pajisje dhe trajnime nuk do të mjaftonin, përse një vit tjetër, pesë apo 10, do të ishin ndryshe?"


Kryengritësit talebanë pushtuan vendin në mes të gushtit, ndërsa Presidenti afgan Ashraf Ghani iku në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtetet e Bashkuara evakuuan 124,000 njerëz, shumica afganë, së bashku me rreth 5,500 amerikanë, nga aeroporti i Kabulit në ditët e fundit të gushtit, duke lënë pas rreth 100 amerikanë.

FILE - U.S. soldier holds a "Gate Closed" sign as hundreds of people gather near an evacuation checkpoint on the perimeter of Hamid Karzai International Airport, in Kabul, Afghanistan, Aug. 26, 2021.
FILE - U.S. soldier holds a "Gate Closed" sign as hundreds of people gather near an evacuation checkpoint on the perimeter of Hamid Karzai International Airport, in Kabul, Afghanistan, Aug. 26, 2021.



Disa amerikanë kanë qenë në gjendje më pas të largohen nga vendi, përmes daljeve tokësore ose në pak fluturime ajrore të lejuara nga talebanët.

Sekretari Blinken tha se zyrtarët amerikanë nuk e kishin parashikuar rënien e qeverisë afgane aq shpejt, edhe ndërsa talebanët përparuan në të gjithë vendin.


"Edhe vlerësimet më pesimiste nuk parashikuan që forcat qeveritare në Kabul do të rrëzoheshin ndërsa forcat amerikane të ishin ende në vend", tha ai.

Edhe pse evakuimi kryesor ka përfunduar, diplomati amerikan tha: "Ne po vazhdojmë përpjekjet tona të paepura për të ndihmuar amerikanët e mbetur, si dhe afganët dhe qytetarët e vendeve aleate dhe partnere, të largohen nga Afganistani nëse ata zgjedhin të bëjnë një gjë të tillë".


"Ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë historisë sonë, amerikanët tani po mirëpresin familjet nga Afganistani në komunitetet e tyre dhe po i ndihmojnë ata të zhvendosen ndërsa fillojnë jetën e tyre të re", tha sekretari Blinken. "Kjo është gjithashtu diçka për të qenë krenarë".

Pyetje nga paneli i Dhomës së Përfaqësuesve

Sekretari Blinken u përball me pyetje të vështira dhe vlerësime të ashpra për tërheqjen nga paneli i Dhomës së Përfaqësuesve dhe kjo pritet të ndodh përsëri të martën kur të dalë për të dëshmuar para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ligjvënësit republikanë të opozitës dhe disa kolegë demokratë kanë kritikuar strategjinë e presidentit për tërheqjen e trupave, qytetarëve amerikanë dhe mijëra afganëve që punuan për forcat amerikane si përkthyes dhe këshilltarë gjatë luftës.

Kryetari i komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni Gregory Meeks i Nju Jorkut, tha: "Shkëputja nga Afganistani nuk do të ishte kurrë e lehtë".

Por ai shtoi, "Kjo luftë duhet të kishte përfunduar 19 vjet më parë", pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan me sukses talebanët nga pushteti dhe shkatërruan terrenet e trajnimit për terroristët e Al-Kaidës që sulmuan Shtetet e Bashkuara në vitin 2001, duke vrarë gati 3,000 njerëz.

Ligjvënësi Michael McCaul i Teksasit, republikani kryesor i panelit të Dhomës së Përfaqësuesve, e karakterizoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani si "një fatkeqësi me përmasa epike" dhe vuri në dukje se shumë zyrtarë të përkohshëm që tani kontrollojnë Afganistanin ishin dikur terroristë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qendrën e burgimit të Guantanamos në Kubë.

Ligjvënësi republikan Steve Chabot i Ohajos tha se Afganistani është bërë "edhe një herë një strehë për terroristët".

"Po, shumica e amerikanëve donin të largoheshin nga Afganistani, por jo në këtë mënyrë " tha zoti Chabot.

Ligjvënësi demokrat, Brad Sherman i Kalifornisë, fajësoi ish-Presidentin Donald Trump që ra dakort vitin e kaluar për tërheqjen me 1 maj 2021, afati përfundimtar për dhënien fund të përfshirjes ushtarake amerikane në Afganistan pa planifikim të mjaftueshëm. Zoti Sherman pyeti sekretarin Blinken nëse administrata e mëparshme amerikane la detaje se si mund të ishte kryer tërheqja.

"Ne trashëguam një afat," u përgjigj Blinken. "Ne nuk trashëguam një plan."

Family members of U.S. Marine Sgt. Johanny Rosario Pichardo are grief stricken upon the arrival of his casket at Logan Airport in Boston.
Family members of U.S. Marine Sgt. Johanny Rosario Pichardo are grief stricken upon the arrival of his casket at Logan Airport in Boston.

Kritikat për tërheqjen nga Afganistani u shtuan veçanërisht pasi 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan gjetën vdekjen në një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit në ditët e fundit të tërheqjes. Shteti Islamik-Khorasan, një degë afgane e grupit terrorist që vepron në Lindjen e Mesme, mori përgjegjësinë për sulmin.


Sondazhet kombëtare të votuesve amerikanë tregojnë mbështetje të gjerë për vendimin e Presidentit Biden për t'i dhënë fund asaj që ai e ka quajtur një "luftë të përhershme" në Afganistan, por jo mënyrën se si u bë tërheqja.

Dëshmia e ardhshme

Gjatë dy ditëve të dëshmisë, sekretari Blinken ka të ngjarë të pyetet përse SHBA nuk e filloi evakuimin e qytetarëve amerikanë më shpejt, veçanërisht pasi presidenti Biden njoftoi qëllimin e tij në prill për të nderuar marrëveshjen e Trumpit me talebanët për t'i dhënë fund luftës dhe për të tërhequr forcat amerikane.

Ligjvënësit kanë synuar gjithashtu të vënë në shënjestër informacionet e inteligjencës amerikane për dështimin në parashikimin e marrjes së shpejtë të pushtetit nga talebanët dhe rënien e qeverisë afgane.

Republikanët thonë se duan të përqëndrojnë pyetjen e tyre në performancën e presidentit Biden në javët dhe ditët e fundit të luftës, ndërsa demokratët shpresojnë të analizojnë të gjithë përpjekjen e luftës që u krye nën drejtimin e katër presidentëve - republikanëve George W. Bush dhe Trump, dhe demokratëve Barack Obama dhe Joe Biden.

George Bushi filloi luftën në fund të vitit 2001 për të zhdukur terrenet e stërvitjes së terroristëve të al-Kaidës, që kryen sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara, me terroristët e al-Kaidës që urdhëruan aeroplanët amerikanë të rrëzoheshin në kullat binjake të Nju Jorkut, në Pentagon dhe jashtë Uashingtonit. 20 vjetori i sulmeve u përkujtua me ceremoni solemne të shtunën e kaluar.

Kërcënimet për SHBA

Në një takim të nivelit të lartë të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare të hënën, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines u tha të pranishmëve se kërcënimet më të mëdha për Shtetet e Bashkuara nuk po vinin më nga Afganistani.

"Ajo që ne shohim si kërcënim nga ISIS është Jemeni, Somalia, Siria dhe Iraku" tha zonja Haines. "Aty shohim kërcënimin më të madh".

Ajo tha se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka ndikuar në aftësinë e agjencive të inteligjencës amerikane për të ditur se çfarë po ndodh në terren me grupet terroriste si al-Kaida dhe IS-Khorasan.

"Thjesht nuk ka asnjë dyshim se kur tërhiqesh, pa trupa në terren, pa infrastrukturën që kishim, pa qeverinë afgane në pozicionin që ishte, mbledhja e inteligjencës është zvogëluar," tha ajo.

Ajo tha se komuniteti i inteligjencës amerikane, megjithatë, ishte duke u përgatitur për këtë eventualitet për "një kohë të gjatë".

Presidenti Biden e ka quajtur tërheqjen nga Afganistani një "sukses të jashtëzakonshëm" dhe mbrojti vendimin për t'i dhënë fund luftës atje, duke thënë se ai nuk do t'ia kalojë përgjegjësinë e menaxhimit të përfshirjes ushtarake amerikane atje një udhëheqësi të pestë amerikan.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha të hënën se një pauzë që ndikon në fluturimet e evakuimit të refugjatëve afganë për në Shtetet e Bashkuara do të zgjasë edhe një javë tjetër për shkak të shpërthimit të rasteve të fruthit. Ai tha se rastet e fruthit në mesin e afganëve u zbuluan në tre qendra të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.

Pezullimi i fluturimeve e ndërlikon më tej procesin e evakuimit të afganëve në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG