Lidhje

Biden vizitë në Nju Jork dhe Nju Xhersi pas uraganit Ida


Biden
Biden

Presidenti Joe Biden do të shkojë këtë javë në Nju Jork dhe Nju Xhersi për të vëzhguar nga afër dëmet e shkaktuara nga stuhitë që solli uragani Ida. Uragani goditi Luizianën të dielën e kaluar, por vazhdoi rrugën drejt Bregut Lindor, duke shkaktuar tornado, viktima dhe duke lënë miliona banorë pa energji elektrike.

Përpjekjet e pastrimit pas uraganit Ida vazhdojnë në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Javën e kaluar, uragani goditi Luizianën, duke lënë miliona njerëz në rajon pa energji, disa prej tyre ndoshta për javë të tëra.

Guvernatori i Luizianës thotë se 16 vjet pas uraganit Katrina dhe miliarda (14.5) dollarëve të investuara nga qeveria federale që nga viti 2005 bënë që sistemi i përforcuar i argjinaturave të parandalonte një situatë katastrofike.

Presidenti Biden vizitoi Luizianën të premten për të parë nga afër dëmin e shkaktuar.

"Deri tani, kemi dhënë 100 milionë dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për njerëzit në Luiziana, me 500 dollarë që do të shkojnë direct në llogaritë e tyre bankare në mënyrë që të mund të përballojnë menjëherë emergjencat", tha presidenti Biden.

Shkencëtarët e klimës thonë se presin stuhi më të fuqishme ndërsa temperaturat e oqeanit vazhdojnë të rriten. Të dielën, në emisionin "This Week" të kanalit ABC, Cedric Richmond, këshilltar i lartë i presidentit ((dhe ish-ligjvënës demokrat për Luizianën)), bëri thirrje për veprime ndaj ndryshimeve klimatike.

"Këto stuhi që dikur ndodhnin një herë në shekull, kanë filluar tani të ndodhin pothuajse çdo dy vjet. Ato janë më të mëdha, më të fuqishme, dhe shkaktojnë dëme të mëdha. Nëse shikoni në Nju Jork, Nju Xhersi, Pensilvani, njerëzit e ndjejnë se çfarë po bën ndryshimi i klimës, dhe ne do ta trajtojmë këtë në legjislacionin tonë", thotë Cedric Richmond.

Por tani për tani, miliona njerëz mbeten pa energji elektrike, dhe rradhët e gjata në pikat e benzinatës në Luizianën jugore janë të zakonshme me gjeneratorët që janë burimi i vetëm i energjisë elektrike për shumë shtëpi në rajon.

Senatori republikan nga Luiziana Bill Cassidy vlerësoi përgjigjen e qeverisë federale, por i tha kanalit ABC se shteti i tij ka nevojë për më shumë ndihmë.

“Agjencitë federale kanë qenë pranë. Unë e përgëzoj qeverinë federale dhe i falënderoj për këtë. Por ne kemi nevojë për karburant, kemi nevojë për energji elektrike, kemi nevojë për strehim, dhe më pas duhet të miratojmë projektligjin dypartiak të infrastrukturës për një zgjidhje afatgjatë. Nga ana tjetër, t'u thuash njerëzve se do të bëhet më mirë kur ata e dinë se nuk do të kenë energji elektrike deri më 29 shtator është një mbështetje gjakftohtë", thotë senatori Bill Cassidy.

Uragani Ida u zhvendos në veri nga pasi goditi fillimisht Luizianën duke shkaktuar të paktën 46 viktima, shumë për shkak të përmbytjeve intensive në Nju Jork, Nju Xhërsi dhe Pensilvani. Në Menvillë të Nju Xhërsit, banorët ende po pastrojnë të shokuar nga dëmi që la pas stuhia.

“Manville është shkatërruar. Këtu ka shumë njerëz, njerëz punëtorë që jetojnë këtu. Ky qytet është fantastik. Të gjithë mundohen të ndihmojnë njëri-tjetrin. Por kjo stuhi erdhi papritur. Askush nuk e priste këtë që ndodhi”, thotë Shah Zeb, banor i qytetit.

Zeb thotë se sekseri i tij e kishte paralajmëruar se shtëpia e tij ishte në njëfarë rreziku nga përmbytjet, por që nuk pritej të përjetonin kurrë një të tillë. Vetëm tetë muaj më vonë, Zeb thotë se stuhia shkatërroi makinat që ai përdor për biznes e tij dhe shtëpia e tij u mbulua nga të paktën katër metra e gjysmë ujë nga përmbytjet.

XS
SM
MD
LG