Lidhje

Shqipëri: Zjarret në pyje e male vazhdojnë të sjelllin dëme të rënda mjedisore


Zjarret mbi pyjet dhe malet e Shqipërisë vazhduan edhe sot në disa qarqe, ndërsa forca të shumta ushtarake nga toka dhe ajri po luftojnë prej një muaji me flakët.

Ekspertë të pushtetit vendor pohojnë se këto janë zjarret më të rënda në 30 vitet e fundit dhe ato nxorrën në pah nevojën urgjente për riorganizimin profesional të mbrojtjes civile.

Shqipëri: Zjarret në pyje e male vazhdojnë të sjelllin dëme të rënda mjedisore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Zjarret në male dhe pyje vazhduan edhe sot në Thirrë, Xhuxhë e Fan të Mirditës, njoftuan autoritetet ushtarake, ndërsa forcat nga terreni u mbështettën edhe nga një helikopter holandez, pjesë e ndihmës së Bashkimit Europian.

Tymrat e dendur kanë vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët. Në Rubik situata ka qenë më e qetë, ndërsa forcat tokësore u ndihmuan nga helikopteri i ushtirsë shqiptare, por zjarret vazhdojnë në Munellë, Domgjon e Patalej të Lezhës.

Në Pukë zjarret vazhdojnë në Kumulli e Qershizë, ku punuan afro 50 ushtarë, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Eksperti i njohur i pushtetit vendor dhe drejtuesi ekzekutiv i shoqatës së bashkive, Agron Haxhimihali, thotë se këto janë zjarret më të mëdha e më të dëmshme në 30 vitet e fundit dhe përballja me to vazhdon prej një muaji, ndërsa zyrtarët qendrorë e vendorë janë pa mjete e pa fondenuk marrin masa parandaluese ndaj zjarrvve periodike.

“Ne ende vazhdojmë të ndeshemi me zjarret prej një muaji në pothuaj të 61 bashkive të vendit. Në 30 vite këto janë zjarret që shkaktuan dëmin më të madh mbi kapitalin natyror të florës dhe faunës në Shqipëri. Pasojat do t’i vuajmë shumë shpejt” - tha zoti Haxhimihali.

Sipas të dhënave zyrtare, zjarret vazhdojnë në malin e Tërbunit dhe në Dardhë e Srriqë të Fushë Arrëzit, ku era dhe terreni i thyer janë vështirësia më e madhe, ndonëse aty gjenden afro 270 forca të ushtrisë dhe të bashkisë.

Zjarret vazhduan në Kukës, Maja e Rrunës, stanet e Morinit brenda Parkut Natyror Korab - Koritnik zonë e mbrojtur. Në Dibër, zjarret u riaktivizuan në Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni dhe në Baxhaj të Klosit.

Zoti Haxhimihali thotë se pavarësisht nga shkaqet e zjarreve, të qëllimshme nga barinjtë apo ndërtuesit, aksidentale nga turistët apo banorët, asnjë strukturë nuk e shfrytëzon parandalimin si një mjet të fuqishëm për shmangien e zjarreve, por ngrihen në minutin e fundit kur shfaqet rreziku.

Ai thotë që më mirë të ndahen 10 dollarë për parandalimin e rreziqeve, se sa dhjetëramijëra për zhdëmtimin e pasojave, që shpesh janë të pariparueshme.

“Ne duhet të riorganizojmë, edhe pas reformës territoriale, mënyrën e menaxhimit të mbrojtjes civile të zjarrfikësve, vazhdojmë ta kemi shumë të shpërndarë nga 61 bashki. Kemi zjarrfikëse që mezi punojnë, kemi punonjës zjarrfikës shumë të përkushtuar, por që nuk kanë mjete as lopata. Mendoj që ka nevojë për riorganizim, për një mobilizim kombëtar dhe ristrukturim më të përqendruar të sistemit të mbrojtjes civile. Kështu si janë, të shpërqëndruar, me këtë kulturë, me këtë ndërgjegjësim me këto masa pothuaj afër zeros të investimit në parandalim neve na duhen miliarda për të rigjeneruar ekonominë nga këto humbje që janë shkaktuar prej zjarreve” - tha zoti Haxhimihali.

Ai shtoi se qeveria duhet të shtojë fondet për bashkitë lidhur me mbrojtjen civile dhe jo ta fajësojë atë për mos-reagim ndaj zjarreve, aq më tepër që bashkitë heshtin përballë qeverisë, sepse mungon pluralizmi politik në pushtetin vendor.

Të njëjtat sfida dhe mungesa serioze, sipas tij, bashkitë i vuajnë si ndaj zjarreve në male ashtu edhe ndaj atyre në qytete, ku ndërtimet e larta dhe të ngjeshura duhen shoqëruar me korsitë e emergjencave civile dhe me zjarrfikëse e pajijse moderne kundër zjarreve.

Nga të dhënat e fundit prej terrenit, në Himarë zjarret vazhduan në Përroin e Vishnjes, ku terreni është i vështirë dhe frenon ndërhyrjet nga toka.

Ushtria tha se vuri nën kontroll zjarrt në Malin e Rrajcës në Prrenjas, por era atje mund tkthejë rrezikun mbi Parkun Kombëtar të Shebenik - Jabllanicës në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG