Lidhje

Përpjekje intensive për evakuimin e amerikanëve dhe aleatëve të tyre nga Afganistani


Përpjekjet për evakuimin e dhjetëra mijëra amerikanëve dhe afganëve nga Afganistani po intensifikohen pasi është e pasigurt nëse aleatët afganë mund të largohen pas 31 gushtit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb njofton se qindra trupa të tjera amerikane mbërritën në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve amerikanë dhe afganë.

"Është diçka personale. Do t'i nxjerrim që andej. Kemi evakuuar afërsisht 5,000 njerëz dhe kemi ndërmend ta rrisim këtë numër”, tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Mark Milley.

Përpjekje intensive për evakuimin e amerikanëve dhe aleatëve të tyre nga Afganistani
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Por jashtë aeroportit, evakuimi tani varet nga bashkëpunimi me talebanët, ndërsa vazhdojnë raportet për militantë që bllokojnë kalimin e amerikanëve dhe afganëve që SHBA -ja është zotuar t’i shpëtojë.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve se trupat amerikane do të qëndrojnë të përqendruara në mbrojtjen e aeroportit. Kaosi dhe paniku të hënën bllokuan trafikun ajror për orë të tëra dhe shkaktuan disa vdekje.

"Nuk kam aftësinë të zgjeroj operacionet aktuale në Kabul", tha Sekretari Austin.

Kabuli u rrëzua me shpejtësi të dielën pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi. Ai foli me publikun afgan përmes Facebook-ut të Mërkurën.

"Unë u detyrova të largohem nga Kabuli për të parandaluar gjakderdhjen dhe shkatërrimin e Kabulit."

SHBA u zotua të përfundojë tërheqjen deri më 31 gusht, por kjo mund të mos jetë kohë e mjaftueshme për të evakuuar të gjithë të rrezikuarit.

"Fakti është që ne do të bëjmë sa të mundemi për aq kohë sa të mundemi. Nëse dritarja është dy javë, ne do ta shfrytëzojmë maksimalisht atë. Nëse na duhet më shumë kohë, ne do të përdorim më shumë kohë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Dhe në një intervistë me gazetarin George Stephanopoulos të ABC News të mërkurën, Presidenti Joe Biden dha pak shpresë për të shpëtuar afganët përtej fundit të muajit.

"Amerikanët duhet të kuptojnë që ne do të përpiqemi ta bëjmë një gjë të tillë para 31 gushtit."

I pyetur nëse trupat do të vazhdojnë të qendrojnë nëse kjo nuk është realizuar deri në atë datë, presidenti Biden tha se do të përcaktohet se cilët kanë mbetur.

"Dhe nëse kanë mbetur qytetarë amerikanë, ne do të qëndrojmë derisa t'i nxjerrim të gjithë", tha ai.

Një mesazh që me siguri shqetëson mijëra afganë në rrezik që ende nuk do të jenë evakuuar dhe aleatët e tyre amerikanë të dëshpëruar që t'i shpëtojnë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG