Lidhje

Shuhen flakët në Karaburun, 9 vatra të tjera ende aktive


Në Shqipëri, autoritetet njoftuan sot se pas dy javësh arritën të shuajnë zjarret në gadishullin e Karaburunit. Por në vend, janë ende aktive 9 vatra të tjera, kryesisht në zonën e veriut. Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi bëri të ditur se në total janë shuar 175 vatra, ndërsa në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar një numër i madh forcash të ushtrisë, zjarrfikëseve. të pushtetit vendor dhe disa agjencive të ndryshme.

Shuhen flakët në Karaburun, 9 vatra të tjera ende aktive
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Pas dy javësh përpjekjesh të mundimshme dhe rreziqeve të shumta që kaluan, autoritetet morën sot frymë të lehtësuara kur flakët që përfshinë gadishullin e Karaburunit, duke kërcënuar dhe Parkun e Llogarasë, u shuan plotësisht. “Të paktën në këtë zonë që na ka shqetësuar dhe na ka munduar më shumë se çdo spot tjetër në të gjithë Shqipërinë, sot mund te themi që ka 0 vatra zjarri. I gjithë gadishulli i Karaburinit sot është i qetë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në zona të tjera të vendit, kryesisht në Veri por dhe në Skrapar, e Pogradec, ka ende zjarre. Më problematike mbetet vatra pranë tunelit të Kalimashit. “Kemi ende vatra zjarri, kemi 9 vatra zjarri aktive më kritikja le të themi është ajo e zonës së tuneli të Kalimashit, 2 vatra në Kukës dhe në qarqe të tjera por ato janë nën kontroll”, deklaroi ministri.

Zoti Peleshi bëri dhe një bilanci të forcave të angazhuara deri më tani në shuarjen e zjarreve: “Kemi deri tani 175 vatra zjarri të shuara, kemi rreth 3000 mijë trupa në rank vendi të angazhuara, kemi mbi 1500 forca zjarrfikëse te angazhuara deri tani në të gjithë vendin kemi kemi mbi 1000 forca të zonave të mbrojtura qe na janë bashkuar dhe këtu futen dhe forcat e pushtetit vendor”.

Pavarësisht angazhimit të madh në numra, zjarret e këtij viti nxorrën dhe një herë në pah mangësitë për përballimin e situatave të tilla, mungesat në teknologji dhe mjete të specializuara.

Dëmet e shkaktuara janë të shumta, ndërsa disa mijëra hektarë me pyje janë shkrumbuar duke sjellë pasoja të gjata për mjedisin. Sipas ministrit Peleshi, pasi të kalojë kjo situatë do duhet menduar për ripyllëzimin e zonave të prekura.

Shqipëria pati një numër të kufizuar jetësh të humbura për shkak të zjarrit. Pasi javën e shkuar, një 64 vjeçar, humbi jetën i asfiksuar nga tymi i flakëve që po përpiqej të shuante pranë banesës së tij në Gjirokaster, sot vdiq edhe bashkeshortja e tij, 60 vjeçarja Tatiana Haxhiaj, e cila kishte marrë djegie të shumta në trup.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG