Lidhje

Hetohen rrethanat e vrasjes së familjes kurde në Turqi


Turkey Kurds
Turkey Kurds

Policia në Turqi po heton rrethanat që çuan në vrasjen e shtatë anëtarëve të një familje kurde. Grupet e të drejtave dhe ekspertët thonë se qeveria turke duhet të veprojë me shpejtësi për të parandaluar tensionet ndëretnike.

Më 30 korrik, shtatë anëtarë të një familje etnike kurde u vranë në provincën qendrore Konia të Turqisë.Yashar Dedeoglu, gruaja e tij Ipek dhe pesë fëmijët e tyre, u qëlluan për vdekje me një breshëri prej 20 plumbash. Sipas mediave turke, vrasësi foli me të zotin e familjes para se të hapte zjarr mbi të shtatë pjestarët.

Hetohen rrethanat e vrasjes së familjes kurde në Turqi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Gjashtë ditë më vonë, forcat turke të sigurisë ndaluan Mehmet Altun-in, i dyshuari kryesor për vrasjet. Ata thanë se ende po hetojnë rrethanat e vrasjeve. Provat fillestare të autoriteteve lokale flasin për një grindje të vazhdueshme me një familje turke që jeton aty pranë.

Por nga ana tjetër, grupet e të drejtave dhe të afërmit e familjessë vrarë thonë se sulmi kishte motive racore.Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Amirkhan Dedeoglu, i afërm i familjes së vrarë, ngriti shumë pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes komuniteteve.

“Ata vazhdojnë të thonë se të gjithë jemi vëllezër. Nëse jemi vërtet vëllezër, si mund të vriten në këtë mënyrë shtatë anëtarë të një familje? Madje, ata e dogjën shtëpinë e tyre. Kështu duket vëllazëria?”

Arsimtari Selahatin Culemergi, pjesëtar i komunitetit kurd në Turqi, i tha Zërit të Amerikës se përgjegjësia për vrasjet është më e madhe se sa tek vetë autorët e krimit.

“Vrasjet e fundit ishin brutale, por vrasësi ose vrasësit nuk janë përgjegjësit e vetëm për këtë krim. Ata që sulmojnë kurdët ditë e natë në media janë gjithashtu përgjegjës”.

Zyrtarët turq i kanë hedhur poshtë pretendimet se sulmi kishte motive racore. Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se cilësimi i krimit si racist, është provokim.

Turqit dhe Kurdët kanë një histori të vjetër tensionesh etnike në Turqi. Sulme të ngjashme me atë në Konia janë raportuar në Turqi gjatë këtij viti.

Kurdët përbëjnë gati 20% të popullsisë së Turqisë prej 83 milionë banorësh, por grupet e të drejtave thonë se kurdëve u mungojnë ende shumë të drejta themelore.

“Menjëherë pas vrasjeve, Ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu tha se sulmi nuk kishte lidhje me racizmin - para se gjithçka të ishte ende e qartë. Kjo deklaratë është problematike sepse hetimi ende vazhdon. Njerëzit thonë se nëse familja nuk do të ishte kurde, vrasja nuk do të kishte ndodhur”, tha për Zërin e Amerikës Ozturk Turkdogan, shef i Shoqatës së të Drejtave të Njeriut.

Veprimtarët e të drejtave fajësojnë qeverinë se ka mbyllur njërin sy kur flitet për sulme të tilla dhe se po nxit ndjenjat racore.

“Fajësimi i kurdëve dhe pakicave të tjera ka qenë historikisht një problem i vazhdueshëm. Nëse nuk bëhet një përpjekje e bashkërenduar si nga ana e qeverisë ashtu edhe nga shoqëria civile, Turqia do të vazhdojë të përjetojë vënien në shënjestër të kurdëve dhe pakicave të tjera etinike dhe fetare brenda vendit”, tha për Zërin e Amerikës Aykan Erdemir me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

Sipas Shoqatës së të Drejtave të Njeriut të Turqisë, gjatë vitit 2020, shtatë persona u vranë dhe 32 u plagosën në rreth 14 sulme raciste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG