Mijëra njerëz po marshojnë në Paris dhe qytete të tjera franceze për të katërtën me radhë duke protestuar kundër “kartës së shëndetit”.
Demonstratat e së shtunës vijnë disa ditë pasi Këshilli Kushtetues i Francës mbështeti shumicën e dispozitave të një ligji të ri që zgjeron hapësirat ku nevojitet pajisja me kartën shëndetësore.
Duke filluar nga e hëna, do të vihet në zbatim rregulli që çdo njeri që frekuenton kafenetë, restorantet, që udhëton në distanca të gjata dhe, që në disa raste duhet të shkojë në spitale, duhet të paraqesë kartën shëndetësore.
Pavarësisht protestave, sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve në Francë e mbështesin pajisjen me librezën shëndetësore, ku tregohet se njerëzit janë të vaksinuar plotësisht, testi i fundit i tyre tregon se janë të painfektuar ose janë shëruar nga virusi. Kundërshtarët thonë se miratimi i ligjit kufizon liritë e tyre dhe nënkupton që vaksinimi është i detyrueshëm.