Lidhje

Nënë Tereza në këndvështrimin sociologjik


Nene Tereza
Nene Tereza

I ftuar nga Universiteti i Shkodrës profesori i Universitetit të Birminghamit, në Mbretërinë e Bashkuar, Gëzim Alpion, foli mbi tokësoren dhe hyjnoren Nënë Tereza në kënveshtrimin sociologjik. Profesor Alpion është autor i dy librave për Nënë Terezën dhe i më shumë se 50 kumtesave të mbajtur në 15 vende të botës mbi jetën dhe veprën e bamirëses së njohur me origjinë shqiptare.

Nënë Tereza thotë ai, është ndër ato përsonalitete të shekullit të 20-të për të cilën janë shkruar shumë libra, ndoshta edhe më shumë se për çdo përsonalitet tjetër. Por, ai shton se në librin e tij “Nënë Tereza, shenjtorja dhe kombi i saj” është përqendruar në rëndësinë e studimit të rrënjëve të Nënë Terezes dhe ndikimit të tyre në jetën e saj prej bamirëseje.

Nënë Tereza në kënvështrimin sociologjik
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

“Nënë Tereza është studiuar prej vitesh dhe, mund të them se, letërsia për Nënë Terezën filloi në mënyrë serioze në vitin 1969, megjithëse për Nënë Terezën janë shkruajtur që në vitin 1949. Ajo që unë, në mënyrë modeste, jam përpjekur me Nënë Terezën është të nxjerr në pah rendësinë e studimit të rrënjëve të saj, e cila mungon thuajse krejtësisht në literaturën për Nënë Terezën”.

Si shqiptar, thotë profesor Alpion, më është dukur e çuditshme që vëmendja përqedrohet vetëm tek Nënë Tereza si murgeshë. Ai thotë se, në studimin e tij është përqendruar edhe në ndikimin që patën 18 vitet e para të jetës së saj në misionin e ardhëshëm si bamirëse.

“Nënë Tereza nuk ka nevojë për askënd që të shpallë se është apo s’është shqiptare, sepse e kishte më të qartë këtë edhe kur morri çmimin “Nobël” për Paqen ku u shpreh se unë me gjak jam shqiptare. Nënë Tereza është një nga ato përsonalitete kaq të komplikuara, e cila ishte tërësisht e përkushtuar nga ana shpirtërore, gjë që nuk do të thotë se Nënë Tereza nuk besonte në kombin dhe etnicitet. Por ajo kishte diçka më sublime, shikonte përtej kontureve të kombit, përtej kontureve te etnicitetit”.

Sipas tij, Nënë Tereza në veprimtarinë e saj si bamirëse, gjatë periudhës së luftës së ftohtë, u pranua edhe nga vendet e ish kampit socialist, me përjashtim të Shqipërisë komuniste. Nënë Tereza, thotë profesor Gëzim Alpion, nuk bënte dallim mes varfërisë materiale dhe asaj shpirtërore dhe kjo ishte arsyeja që asaj j’u hapën dyer si në përëndim, ashtu edhe në lindje.

“Nënë Tereza nuk pati një mision apo një mesazh politik fetar. Nënë Tereza gjithëmonë fliste për bamirësi. Kjo është arsyeja që, gjatë vizitave që unë kam bërë në Indi, kam parë se është e mirëpritur si nga njerëz që janë shumë të pasur, si nga autoritetet indiane, si nga të varfërit”.

Libri i fundit i profesor Gëzim Alpion “Nënë Tereza, shenjtorja dhe kombi i saj” u botua vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe është shpërndarë në disa vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG