Lidhje

Akri Çipa: Nevojitet transparencë dhe efikasitet në luftën ndaj korrupsionit


Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" analisti Akri Çipa thotë se është e nevojshme që “institucionet e reja të drejtësisë të tregojnë transparencë dhe efektikasitet në luftën ndaj korrupsionit”.

Prej miratimit të saj rreth pesë vite më parë, reforma në drejtësi në Shqipëri ka nisur të japë rezultatet e para. Në shënjestër të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion kanë qenë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, por dhe vetë sistemi i drejtësisë sikurse janë rastet e arrestimit të disa prokurorëve, për të cilët ekzistojnë dyshime të besueshme se janë përfshirë në akte korrupsioni.

Intervistë me Akri Çipa, analist dhe ekspert i çështjeve ndërkombëtare
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:13 0:00

Të mërkurën kreu SPAK-ut, Arben Kraja tha se këto përpjekje janë vetëm fillimi, pasi përmendi arrestimet së fundmi të dy grupeve të mëdha, njëri për trafik lëndësh narkotike me Italinë dhe tjetri për abuzim me fondet në bashkinë e Lushnjës.

Por a po merr fund në kultura e pandëshkueshmërisë në Shqipëri? Deri një vit më parë, siç konstatohet dhe në raportin më të fundit mbi të drejtat e njeriut në botë të Departamentit Amerikan Shtetit, në Shqipëri pandëshkueshmëria vazhdonte të ishte një problem serioz. Në raport thuhej gjithashtu se ndjekja penale dhe veçanërisht dënimi i zyrtarëve që kanë kryer abuzime, ishte sporadik dhe jo i vazhdueshëm.

Analisti Akri Çipa bisedoi me "Zërin e Amerikës" lidhur ne qajsen ndaj korrupsionit të insitucioneve të drejtësisë shqiptare si dhe nëse ato ndodhen në një fazë të re, e më shpresëdhënëse në luftën kundër këtij fenomeni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG