Lidhje

Përfundon konferenca ndërkombëtare “Forumi i Dialogut per Prespën”


Reeker: Kosova dhe Serbia ta njohin njëra-tjetrën
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:16 0:00

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut përfundoi takimi dyditësh i titulluar: Forumi i Dialogut për Prespën, ku u mblodhën burrështetas dhe zyrtarë të lartë si nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker foli me tone kritike ndaj vendimit të BE-së për të mos caktuar datën për bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për shtyrjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. ndërkohë theksoi qëndrimin amerikan për njohjen e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës.

Forumi Dialogu për Prespën gjatë ditës së dytë mblodhi një pjesë të presidentëve dhe kryemninstrave të vendeve të rajonit dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga administrata e SHBA, teksa debati u përqendrua tek zvarritja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por dhe problemet dypalëshe si Serbi – Kosovë, apo Bullgari – Maqedoni e Veriut.

Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker ishte mjaft i drejtpërdrejtë; foli me tone kritike ndaj BE-së dhe për problemin midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Pas përsëritjes së vërtetimit nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian për arritjet që ka shënuar Kosova lidhur me të gjitha parakushtet për qarkullimin e lirë pa viza në Zonën Shengen, duke i mohuar Kosovës liberalizmin e vizave që paraqet kulmin e mohimit të perspektivës evropiane të Kosovës, dëmton momentin për reforma si dhe motivimin për qasjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar normalizimin e marrëveshjes gjithpërfshirëse, thaa zyrtari I lartë amrikan. Mungesa e një marrëveshjeje bën ngecjen e të dy vendeve, të rajonit madje dhe të Evropës për të arritur potencialet e saj”, shtoi ai.

“Mbajtja e Kosovës në një standard të ndryshëm e dobëson argumentin e mbajtjes së Ballkanit me çfarëdo standardi”, theksoi zoti Reeker, ndërsa në lidhje me dialogun, ai nënvizoi mbështetjen e fuqishme për procesin e ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

“Të dy vendet janë larg marrëveshjes dhe mënyra më e mirë për kapërcimin e dallimeve është përmes dialogut”, tha zoti Reeker.

Ai bëri të ditur se SHBA vlerëson se një marrëveshje e qëndrueshme është ajo që përfshin njohjen e dyanshme të të dy palëve dhe që do t’u mundësonte të dy vendeve të lënë mënjanë mosmarrëveshjet midis tyre, të shkojnë përpara drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, të sigurt dhe në mirëqenie. Ai theksoi nevojën e kompromisit për zgjidhjen e çështjeve, si dhe nevojën për partneritetin dhe angazhimin midis SHBA dhe BE si dhe atë të vendeve të rajonit.

Reeker përmendi urdhërin e fundit ekzekutiv të Presidentit Biden me çka, sipas tij, përditësohet dhe modernizohet regjimi i sanksioneve ndaj Ballkanit Perëndimor, për të luftuar ndikimet malinje dhe korrupsionin në rajon; “Me këtë ngritet llogaridhënia, pasqyrohet rëndësia që ne e theksojmë në mënyrë të veçantë po ashtu, Marrëveshjen e Prespës”, tha zoti Reeker.

Ndërkohë, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç tha në një konferencë shtypi se në takimin me zotin Reeker ai nuk e ka përmendur fare çështjen e njohjes së ndëërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës. “Kemi biseduar për dialogun Beograd - Prishtinë , për marrëveshjen e Brukselit me që ai vetë ka marrë pjesë në ato bisedime dhe e di rëndësinë e saj”, tha ajo duke shtuar se nuk shikon nga ana tjetër që në bisedimet me Kosovën të ngritet çështja e njohjes së ndërsjellë. Bërnabiç tha se zotit Reeker ia ka theksuar shqetësimet për një trend të sulmeve në Kosovë ndaj banorëve serb dhe kishave e manastireve serbe, sipas saj.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ajo tha se nuk ka arësye për ta urruer, “madje si politikan i një gjenerate të re” tha se kishjte pritur nga ai më tepër hapsirë për dialog.

Ndërkaq, në debat, Kryeministri Kurti theksoi mes tjerash nevojën për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon dhe përkushtimin e vendit të tij drejt integrimit euro-atlantik, për çka tha se nuk ka alternativë tjetër për asnjërin prej vendeve të Ballkanit Perëdimor. Ai shtoi se nuk duhet lejuar një vend i Ballkanit, duke aluduar në Serbinë, që të rrezikojë sigurinë rajonale vetëm pë interesa dhe strategjinë e Rusisë.

Kryeministri Shqiptar Edi Rama u ndal tek nevoja për qarkullimin pa pengesa dhe të lirë për njerëzit dhe mallrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, apo për atë që tanimë njihet në publik si “Mini-Shengen”.

Në mbledhjen e së premtes folën presidentët dhe kryeminstrat maqedonas, malazez, slloven, boshnjak, ministrat për çështje evropiane dhe punë të jashtme të Austrisë e Polonisë, të cilët theksuan po ashtu se BE-ja mbetet shtëpia dhe familja e vendeve të Ballkanit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG