Lidhje

Frika nga varianti delta nxit kufizime të reja për udhëtimet nga Britania


Shtatë vende kanë vendosur kufizime për udhëtarët nga Britania pas rritjes së rasteve të reja me variantin Delta të koronavirusit. Shkencëtarët thonë se ky lloj i virusit është më ngjitës, ndërsa tani përbën rreth 95 për qind të rasteve të reja në Britani.

Frika nga varianti delta nxit kufizime të reja për udhëtimet nga Britania
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Të martën në stadiumin Wembley në Londër u zhvillua ndeshja ku Anglia mposhti Gjermaninë në Kampionatin Evropian të futbollit.

Po në këtë stadium zhvillohen ndeshjet e gjysmë-finales dhe finales. Por Bashkimi Evropian po kërkon ndryshimin e vendit.

“Për shkak se do të ketë shumë njerëz dhe me stadiumet e mbushura për momentin… jemi të shqetësuar për variantin Delta”, tha Margaritis Schinas, Zëvendës President i Komisionit Evropian.

Shqetësimet shtohen nga të dhënat mbi Covid-19 në Skoci të publikuara të martën, ku u identifikuan gati 2 mijë infeksione të reja që lidheshin me tifozët që kishin shkuar në Londër më 18 qershor.

Disa shtete evropiane kanë vendosur kufizime të ndryshme për udhëtarët nga Britania. Gjermania bëri thirrje për kufizime në të gjithë BE-në.

“Pa një program të plotë vaksinimi, ata do të shohin rritje të rasteve me variantin Delta. Pra, ata thjesht po i blejnë vetes kohë”, thotë Simon Clarke, mikrobiolog në Universitetin Reading.

Por vendet e njohura për pushime, si Spanja dhe Greqia, po rezistojnë ndaj presionit për më shumë kufizime. Këto vende kërkojnë rimëkëmbjen ekonomike përmes turizmit pas humbjeve që pësuan në vitin 2020.

Nga e enjtja Hong Kongu ndaloi fluturimet nga Britania. Disa udhëtarë nxituan për të kapur mundësinë e fundit.

“Plani im ishte që të kthehem më 7 korrik, por isha e frikësuar se nuk do të më lejohej kthimi në atë kohë. Prandaj vendosa të ndryshojë fluturimin”, tha Ms. Ho, studente që u kthye në Hong Kong nga Britania.

Shkencëtarët besojnë se varianti delta erdhi në Britani nga India, vendi ku u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2020.

Kritikët thonë se qeveria britanike veproi ngadalë në vendosjen e kufizimeve të udhëtimit nga India, gjë që Britania e mohon.

Megjithatë ekspertët besojnë se shtrimet në spital do të jenë të pakta.

“Nuk mendoj se kësaj here, ka shumë arsye për shqetësim”, thotë mikrobiologu Simon Clarke.

Vaksinat kundër koronavirusit janë të efektshme kundër variantit Delta, ndërsa dy të tretat e britanikëve të rritur janë vaksinuar plotësisht.

“Duket se dy dozat ofrojnë mbrojtje vërtet të mirë, por jo të plotë”, tha zoti Clarke.

Britania po përdor miliona doza të vaksinës AstraZeneca. Ajo ende nuk është miratuar nga Shtetet e Bashkuara, gjë që vështirëson përpjekjet e hapjes së korridorit të udhëtimeve mes dy vendeve.

Britania planifikon shfuqizimin e të gjitha kufizimeve brenda vendit deri më 19 korrik. Por vendet e tjera po shtrëngojnë masat e udhëtimeve në Britani, në përpjepje për të fituar kohë në garën mes variantit elta dhe vaksinës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG