Lidhje

Sela: Do të bllokojmë parlamentin, nëse bllokohet ligji për nënshtetësinë


Intervistë me kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:52 0:00

Intervistë me kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kryetari i partisë “Aleanca për Shqiptarët” Ziadin Sela, i cili ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara, thotë i bindur se ligji i propozuar nga forca politike që ai drejton si dhe partia Alternativa, do të miratohet nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

Ky projektligj, megjithëse u pranua nga Lidhja Social Demokrate e Kryeministrit Zaev, nuk po futet për debat parlamentar, kjo për shkak se opozita maqedonase ka paralajmëruar bllokimin, nëpërmjet procedurash të tejzgjatura parlamentare që zvarrisin votimin e tij.

Zoti Sela e sheh këtë si një lojë politike me qëllimin siç thotë ai, që ligji të mos miratohet para zgjedhjeve lokale parashikuar të mbahen në tetor. Por kreu i “Aleancës për Shqiptarët” paralajmëroi se çdo përpjekje për bllokim të ligjit do ta detyronte opozitën shqiptare të aktivizonte mekanizmat e bllokimit të parlamentit.

Zoti Sela thotë se nuk i di shifrat e sakta se për sa persona bëhet fjalë që nuk kanë nënshtetësi, por thotë se për të “do të ishte sukses i jashtëzakonshëm edhe nëse ky ligj do të shërbente për të zgjidhur hallin qoftë edhe të një qytetari të vetëm”.

Zoti Sela foli edhe mbi procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut parashikuar të niste në muajin prill. Censusi zhvillohet për herë të parë pas rreth 20 vitesh dhe për shkak të pandemisë u vendos shtyrja e tij për në muajin shtator.

Për zotin Sela pandemia ishte një pretekst, duke e mbështetur këtë arsyetim tek një aksion politik i opozitës maqedonase para shtyrjes, e cila mblodhi firmat në mënyrë që censusi të anulohej. Shtyrja thotë zoti Sela ka krijuar zhgjënjim të diasporës, procesi për regjistrimin elektronik të së cilës po vazhdon.

Zoti Sela foli dhe mbi vendimet e sistemit të drejtësisë lidhur me sulmin ndaj parlamentit më 27 prill të vitit 2017, gjatë të cilit ai vetë mori dëmtime të rënda. Sipas kreut të "Aleancës për Shqiptarët" vendimet gjyqësore nuk e kanë arritur qëllimin për të dhënë drejtësi mbi ngjarjen. Ai thotë se shumë aktorë politikë nuk janë përgjigjur ende për ata çka ndodhi 4 vite më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG