Lidhje

Punonjësit afganë të bazave ushtarake, në pritje të vizave amerikane


Shtëpia e Bardhë njoftohet se ka filluar përgatitjet këtë javë për të lëvizur në një vend të tretë të përkohshëm, mijëra afganë që ndihmuan trupat amerikane, ndërsa ata presin të aplikojnë për viza të posaçme të imigrimit në SHBA. Masa vjen mes kritikave dypartiake nga ligjvënësit që thonë se Shtetet e Bashkuara nuk po përmbushin premtimin për të mbrojtur partnerët afganë të cilët ofruan mbështetje gjatë konfliktit gati 20 vjeçar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson sjellë hollësitë.

Punonjësit afganë të bazave ushtarake, në pritje të vizave amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë arritur nivelin 50% të tërheqjes së trupave nga Afganistani, Presidenti afgan Ashraf Ghani të premten zhvilloi takime me ligjvënësit dhe Presidentin Biden në Uashington për diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Ai ndoshta do të kërkojë më shumë ndihmë dhe ne duhet të dëgjojmë kërkesat e tij ndaj Shteteve të Bashkuara. Por presidenti ka marrë vendimin për të tërhequr forcat tona. Mendoj se ata do të flasin për forcën mbrojtëse në ambasadën tonë atje”, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul para takimit Biden-Ghani.

McCaul dhe ligjvënës të tjerë i kanë bërë thirrje administratës së Presidentit Biden për të mbrojtur 18,000 afganët që ndihmuan forcat amerikane dhe tani janë duke pritur për viza për të emigruar në Shtetet e Bashkuara.

“Kanë mbetur mijëra njerëz, të cilëve u është thënë se do kishin një mundësi për të ardhur në Shtetet e Bashkuara, nëse rrezikonin jetën e tyre dhe familjen e tyre. Ne duhet të ndihmojmë ata”, thotë ligjvënësi republikan Adam Kinzinger.

Procesi i shqyrtimi të kërkesave për viza speciale imigrimi zgjat mesatarisht 800 ditë. Ndërsa dhuna e Talibanëve në Afganistan, pas fillimit të tërheqjes së trupave amerikane po rritet, afganët thonë se ata do të jenë në shënjestër të kësaj vale dhune.

"Ne kemi sakrifikuar për forcat amerikane në këtë vend të rëndësishëm për 22 vjet. Ne kërkojmë nga presidenti Joe Biden që të kujdeset për ne dhe familjet tona sepse jemi ndeshur me një rrezik të madh në Afganistan", thotë Helali, një përkthyes i forcave amerikane në Afganistan.

Këta përkthyes mund të evakuohen dhe të pranohen për qëndrim të përkohshëm në territorin amerikan të Guamit, tha për Zërin e Amerikës ligjvënësi demokrat Jason Crow, veteran i luftës në Afganistan.

“Departamenti i Mbrojtjes dhe ushtria amerikane janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Departamenti i Shtetit dhe Guami janë të gatshëm. Ne kemi nevojë për një vendim nga Shtëpia e Bardhë për ta bërë këtë", tha ligjvënësi amerikan.

Por me më pak se njëqind ditë nga përfundimi i tërheqjes së plotë të trupave amerikane nga Afganistani, shumë ligjvënës thonë se nuk është e qartë nëse ekziston një person i vetëm i ngarkuar me këtë detyrë.

“Unë nuk kam dëgjuar që ka një komandant operativ për ta realizuar këtë. Në fund, na duhet një plan operativ dhe një person i ngarkuar me realizimin e planit për evakuimin e punonjësve afganë", thotë ligjvënësi demokrat Seth Moulton.

Shtetet e Bashkuara kanë caktuar 11 shtatorin si afat të tërheqjes së plotë të trupave nga konflikti gati 20 vjeçar në Afganistan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG