Lidhje

Si zbulohen rastet e abuzimit me fëmijët falë algoritmeve? 


Një mekanizëm i ri që përdor algoritmet po u vjen në ndihmë punonjësve socialë të identifikojnë më mirë rastet kur një fëmijë ndodhet në një situatë rreziku të lartë të abuzimit me të. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Deana Mitchell njofton.

Si zbulohen rastet e abuzimit me fëmijët falë algoritmeve?
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Mënyra se si trajtohen dyshimet lidhur me abuzimin e një fëmijë gjatë një telefonate në qendrat e dedikuara për trajtimin e rasteve të tilla, mund të jetë një çështje për jetë a vdekje.

Çdo vit bëhen rreth 16,000 thirrje telefonike në linjat e dedikuara që i përkasin Zyrës së Fëmijëve, Rinisë e Familjes në kontenë Allegheny. Kjo nënkupton një detyrë tejet voluminoze.

Në të kaluarën, punonjësit e specializuar mbi rastet e abuzimit me fëmijët, mbështeshin vetëm tek trajnimet dhe instinkti i tyre për t'i dhënë përparësi hetimit të rastit. Por aktualisht atyre po u vjen në ndihmë një mekanizëm algoritmik i cili po sjell rezultate.

"Nuk mund të kthehemi kurrë më atje ku ishim, e të ndihemi rehat se instiktet dhe gjykimi ynë klinik do të ishin të mjaftueshëm", thotë Bruce Noel, i Zyrës së Fëmijëve, Rinisë e Familjes në kontenë Allegheny.

Algoritmet përdoren kryesisht për të përcaktuar se cilat reklama shohin njerëzit në internet, të vlerësojnë mundësitë e dikujt për të marrë një kredi apo të shqyrtojnë aplikantët për një vend pune. Programet kompjuterike mund të përpilojnë dhe analizojnë disa të dhëna më shpejt se njerëzit dhe nuk janë të prirur ndaj paragjykimeve sikurse njerëzit. Megjithatë disa e shohin potencialin për ato që i quajnë "paragjykime algoritmike".

Në vitin 2016, konteja Allegheny ishte rajoni i parë në vend që përdori një algoritëm parashikues analitik për të ofruar një lloj "opinioni të dytë" për punonjësit socialë.

“Janë më shumë se shtatë milionë fëmijë çdo vit të cilët raportohen se janë abuzuar ose neglizhuar. Kjo lloj përpjekje po ndihmon realisht punonjësit e vijës së parë të shqyrtimit të një rasti që të përdorin të dhëna për të marrë vendime më të mira", thotë Emily Putnam-Hornstein, Bashkëkrijuese e mekanizmit algoritmik “Allegheny Family”

Gjatë një telefonate në linjat e dedikuara, emri i fëmijës futet në një bazë të dhënash, sikurse emri i prindit apo atij që dyshohet të ketë abuzuar me të.

"Mekanizmi që përdor algoritmin shkon tek të dhënat e depozitura dhe tërheq të gjithë informacionin e strukturuara që dihet për këtë familje dhe i përmbledh ato në një rezultat të thjeshtuar. Rezultati ofron shanset për rrezik apo abuzim në të ardhmen. Por i takon punonjësit të marrë një vendimin bazuar në pretendimet aktuale", thotë Rhema Vaithianathan e Departamentit të Shërbimeve Humane në Kontenë Allegheny.

Rezultatet matet në një shkallë që varion nga numri 1 në 20, ku numri 1, paraqet rrezikun të ulët dhe 20-ta rrezikun më të lartë. Zoti Noel thotë se ndonjëherë ky mekanizëm i befason.

“Ndonjëherë ai konfirmon dyshimet tona dhe gjykimin tonë klinik. Por nganjëherë na bën të vrasim mendjen e të themi çfarë na ka shpëtuar që nuk po kuptojmë?!”, thotë Bruce Noel, i Zyrës së Fëmijëve, Rinisë e Familjes, konteja Allegheny.

Ekspertët thotë se kanë qenë të vetëdijshëm gjithmonë rreth mundësive për paragjykime nga ana e mekanizmit, duke vërejtur se bazat e të dhënave në dispozicion të strukturave të zbatimit të ligjit dhe shërbimeve sociale, shpesh janë të mbushura në mënyrë të shpërpjestuar me njerëz me ngjyrë e të varfër.

Por sipas një studimi të botuar në vitin 2019 nga Universiteti Stanford rezultoi se algoritmet kanë një qasje më pak paragjykuese në daljen tek konkluzionet se kur duhet ndjekur një rast i mundshëm abuzimi me fëmijët, sesa duke përdorur vetëm analizën njerëzore.

"Këto algoritme nuk janë sfera ku ne parashikojmë fatin, por siç thashë ato janë një përshtatje vërtet e rëndësishme për mënyrën se si i përdorim të dhënat", thotë Emily Putnam-Hornstein bashkëkrijuese e mekanizmit algoritmik.

XS
SM
MD
LG