Lidhje

OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës kineze Sinovac


A box with China's SINOVAC vaccines against the coronavirus disease (COVID-19) is seen during the mass vaccination program for the elderly people at Movistar Arena in Bogota, Colombia March 9, 2021.
A box with China's SINOVAC vaccines against the coronavirus disease (COVID-19) is seen during the mass vaccination program for the elderly people at Movistar Arena in Bogota, Colombia March 9, 2021.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë miratimin për përdorim urgjent një vaksine kineze kundër COVID-19 për personat e moshës 18 vjeç e lart.

OBSH miratoi të martën vaksinën e prodhuar nga Sinovac Biotech, një kompani kineze biofarmaceutike. Kjo është hera e dytë që OBSH miraton përdorimin urgjent të një vaksine të prodhuar nga një kompani kineze.

OBSH tha se të dhënat e paraqitura nga Sinovac treguan se dy doza të vaksinës parandaluan shfaqjen e simptomave tek pak më shumë se gjysma e atyre që bënë vaksinën. Agjencia gjithashtu tha se nuk mund të vlerësonte efikasitetin e vaksinës tek personat mbi 60 vjeç sepse numri i pjesëmarrësve të kësaj grupmoshe në provat klinike ishte i vogël.

Vendimi i OBSH-së vendos në dispozicion një vaksinë tjetër për përdorim në vendet e varfëra përmes nismës COVAX, një program ndërkombëtar që shpërndan vaksinat në vendet në zhvillim dhe vendet e varfëra.

Por përpjekjet e shpërndarjes së vaksinës përmes programit COVAX janë ngadalësuar pasi furnizuesi i saj më i madh i vaksinave në Indi tha se ishte detyruar të ndalonte furnizimin me vaksina deri në fund të vitit për shkak të rritjes së madhe të infeksioneve në vend.

Muajin e kaluar, OBSH miratoi për përdorim emergjent një vaksinë të prodhuar nga Sinopharm, një kompani farmaceutike shtetërore kineze. Vaksinat e tjera të miratuara për përdorim emergjent nga OBSH-ja janë prodhuar nga AstraZeneca, Moderna, Johnson & Johnson dhe Pfizer-BioNTech.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG