Lidhje

Vietnami identifikon variantin e ri të koronavirusit


Autoritetet në Vietnam kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit, i cili sipas tyre është një kombinim i variantit indian dhe atij britanik.Po ashtu autoritetet kanë thënë se ky variant përhapet më shpejt me ajër.

Në pjesën më të madhe të vitit të kaluar, Vietnami përballoi me sukses situatën e pandemisë, por tani po përballet me një rritje të infeksioneve. Që nga muaji prill janë regjistruar më shumë se gjysma e 6856 rasteve të verifikuara në total dhe 47 vdekje.

Vietnami ka zbuluar një variant të ri COVID-19 që kombinon karakteristikat e dy varianteve ekzistuese të gjetura për herë të parë në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar”, tha Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long.

Është tepër i rrezikshëm”, ka thënë ai në një takimi qeveritar, sipas një regjistrimi audio që disponon agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long tha për median shtetërore se “Vietnami së shpejti do të publikojë të dhëna gjenome të variantit të identifikuar rishtas”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar katër variante të koronavirusit: varianti indian, ai britanik, variant i Afrikës së Jugut dhe varianti brazilian.

Zyrtarët në OBSH nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së agjencisë “Reuters” për koment në lidhje me variantin e identifikuar në Vietnam.

Viruset shpesh zhvillojnë ndryshime të vogla gjenetike ndërsa riprodhohen dhe variante të reja të koronavirusit janë identifikuar pothuajse që kur u zbulua për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Vietnami deri më tani ka vaksinuar 1 milion njerëz me doza të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”. Javën e kaluar autoritetet nënshkruan një marrëveshje me “Pfizer” për 30 milionë doza, të cilat janë planifikuar të dorëzohen në tremujorët e tretë dhe të katërt të këtij viti.

Po ashtu vendi është në bisedime me kompaninë “Moderna” për të blerë doza të vaksinës, me qëllim vaksnimin e 80% të popullisë prej 96 milionë banorë.

XS
SM
MD
LG