Lidhje

Jordania kërcënon të dëbojë ambasadorin izraelit


AMAN, JORDANI - Kryeministri i Jordanisë Bisher al-Khasawneh tha se vendi i tij mund të dëbojë ambasadorin izraelit pasi parlamenti bëri thirrje për një masë të tillë për shkak të përshkallëzimit të dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Mbreti Abdullah II është duke zhvilluar diplomaci intensive për të ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të dhunës mes shqetësimeve, thonë vëzhguesit, se kriza mund të nxisë një valë tjetër të refugjatëve palestinezë në Jordani. Në bisedimet me homologun e tij jordanez, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se "si izraelitët ashtu edhe palestinezët meritojnë të jetojnë në siguri dhe paqe".

Jordania ka nënshkruar një traktat paqeje me Izraelin në vitin 1994 dhe për vite me radhë, Amani ka qenë gjithashtu mbështetësi kryesor i krijimit të një shteti palestineze. Zemërimi i publikut në vend, ku refugjatët palestinezë dhe pasardhësit e tyre përbëjnë më shumë se gjysmën e 10 milionë banorëve të popullsisë së Jordanisë, tani po shtohet. Demonstratat e mëdha dhe të zemëruara në atë vend kërkojnë fundin e dëbimeve me forcë të familjeve palestineze nga Jeruzalemi dhe të bombardimeve vdekjeprurëse në Gaza.

Bruce Riedel, një studiues në Institutin Brookings, thotë se mbreti Abdullah ka qënë i saktë në paralajmërimin e tij të vazhdueshëm se mungesa e një zgjidhjeje të drejtë për problemin palestinez "do të çonte në destabilizimin e mbarë rajonit".

"Mbreti Abdullah ka thënë që prej 20 vjetësh se dështimi për të adresuar shkakun kryesor të konfliktit Izraelo-Palestinez, Izraelo-Arab do të rezultojë herët a vonë në shpërthime siç po shoim tani", tha zoti Riedel. "Pozicioni jordanez ka qenë gjithmonë ai që komunitetin ndërkombëtar, dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti, duhet t’i bëjnë presion Izraelit për të krijuar një shtet palestinez me kryeqytetin e tij në Jeruzalemin Lindor që do të përfaqësonte atdheun për popullin palestinez. "

Zyrtarët jordanezë kanë shprehur shqetësime për pasoja të dhunës përtej Izraelit dhe territoreve palestineze që mund të çojë në një migrim tjetër masiv të palestinezëve në Jordani pas valës së refugjatëve në vitet 1948 dhe 1967, megjithëse zoti Riedel nuk parashikon që kjo domosdoshmërisht të ndodhë. Ajo që është më shqetësuese, thotë ai për Zërin e Amerikës, është dhuna midis hebrenjve izraelitë dhe arabëve izraelitë.

“Ata janë të shqetësuar nga fluksi i refugjatëve palestinezë. Nga ana tjetër, dy intifadat e mëparshme në Bregun Perëndimor në vitin 1988, në 2000 nuk sollën flukse të konsiderueshme refugjatësh", tha Riedel." Është një shqetësim, por nuk është një situate e pashmangshme. Ajo që është veçanërisht e rrezikshme dhe e pashembullt për këtë situatë është se po shohim turma dhe vigjilentë nga të dy palët, por veçanërisht nga pala izraelite që sulmojnë arabët izraelitë. Marrëdhënia shoqërore mes hebrenjve izraelitë dhe arabëve izraelitë po venitet. Dhe ky është një tregues jo i mirë për të ardhmen e Izraelit", thotë zoti Riedel oër Zërin e Amerikës.

Në një artikull opinionist të botuar në Los Angeles Times, gazetari palestinez Daoud Kuttab, i bën thirrje Izraelit dhe palestinezëve - përfshirë Hamasin - të bisedojnë. "Në këtë pikë, ideja e frenimit të konfliktit është bërë e vështirë të mendohet për shkak të mungesës së një procesi serioz negocimi," tha ai.

“Pa bërë lëshime, asnjë konflikt në botë nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake. Çdo zgjidhje varet nga negociatat - dhe natyrisht kjo do të thotë të bisedosh me armiqtë e tu, jo me miqtë", shkruan gazetari Kuttab.

Me përpjekjet diplomatike deri tani të pamjaftueshme për të ndaluar dhunën, oficeri i lartë ushtarak amerikan, gjenerali Mark Milley, paralajmëroi se konflikti mund të "rrezikojë një destabilizim edhe më të gjerë".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG