Lidhje

Sfidat e agjendës ambicioze të Presidentit Biden


Ndërsa lë pas 100 ditët e para të presidencës së tij, Joe Biden pret të përballet me sfida të mëdha për të siguruar mbështetjen e Kongresit për agjendën legjislative të tij. Kronika në vazhdim sjell disa nga pengesat me të cilat demokratët mund të përballen për të miratuar planin prej afro 4 trilionë dollarësh.

Sfidat e agjendës ambicioze të Presidentit Biden
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:13 0:00

Presidenti Biden promovon planin e tij të punësimit prej 2.7 trilionë dollarësh… I pari në listën e propozimeve ambicioze që pritet të diskutohen javëve të ardhshme në Kongresin amerikan, është ligji masiv për rindërtimin e rrugëve dhe urave, fuqizimin e shërbimeve të interenetit dhe sigurimin e ujit të pastër, që tashmë kanë nxitur kritikat e republikanëve.

“Ai beson se mund të taksojë, shpenzojë dhe rregullojë vendin tonë dhe të ketë sukses”, tha John Kennedy, senator republikan.

….Një betejë që ka vëmendjen e Kongresit këtë muaj.

“Çështje si reforma policore, kontrolli i armëve dhe emigracioni, sipas vlerësimit tim do të anashkalohen duke u fokusuar në planin e familjeve amerikane dhe infrastrukturës, duke e ditur se mund të bëhet shumë në këto dy aspekte të mëdha legjislative”, tha Casey Burgat, analist i çështjeve ligjore në Universitetin George Washington.

Por Presidenti Biden I sfidoi ligjvënësit duke u kërkuar rishikimin e reformës policore. Një propozim i ngjashëm nuk u miratua dot në Senat verën e shkuar, mes protestave për vdekjen e George Floyd-it.

“Duhet të bashkohemi për të rindërtuar besimin tek zbatuesit e ligjit dhe njerëzve që ata u shërbejnë. Ta bëjmë këtë muajin që vjen, në përvjetorin e parë të vdekjes së George Floyd-it”, kishte deklaruar Joe Biden.

Demokratët paraqitën edhe një propozim gjithëpërfshirës të reformës së imigracionit në fillim të këtij viti, e cila pritet të miratohet pjesërisht, në klimën e sfidave politike.

“Për më shumë se 30 vite, politikanët diskutuan për reformën e imigracionit dhe nuk kemi bërë asgjë për të. Është koha ta rregullojmë“, tha Presidenti Biden.

Sfida kryesore është një taktikë që përdoret në Senat e quajtur Filibuster ku ligjvënësit zgjasin fjalimet pa fund për të bllokuar votimin. Për ndryshimin e këtij rregulli duhen 60 vota.

“Ata janë të varur nga kjo taktikë. Pyetja në fund të ditës është, a i kanë ata votat e partisë për të ndryshuar taktikën që të kryejnë disa gjëra?”, tha Molly Reynolds, analiste në Institutin Brookings.

Kjo verë është mundësia më e mirë për zotin Biden dhe demokratët të kalojnë propozimet e tyre para se vëmendja e Kongresit të kthehet te miratimi i buxhetit të qeverisë dhe zgjedhjet afatmesme të vitit të ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG