Lidhje

Hapet në Kukës aeroporti i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë


Aeroporti i Kukesit
Aeroporti i Kukesit

Në Kukës u hap të dielën pasdite aeroporti i dytë civil ndërkombëtar në Shqipëri. Fluturimi i parë i përket avionit “Air Albania” të linjës ajrore Londër-Rinas-Kukës. Me avionin e parë të kësaj linje udhëtoi një grup emigrantësh nga Kukësi, që punojnë e jetojnë në Angli. Në aeroportin ‘Nënë Tereza” të Rinasit atyre j’u bashku edhe kryeministri Edi Rama, i cili morri pjesë në inaugurimin e aeroportit në Kukës.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit mba emrin “Zayed-Flatrat e Veriut” dhe gjendet vetëm pak kilometra nga kufiri i Kosovës. Ai u mundësua në saje të një investimi prej rreth 22 milion eurosh si dhe negociatave të gjata me linjat ajrore që do ta përdorin atë.

Aeroporti i Kukësit është i dyti aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë, pas aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas. Është një aeroport rajonal që, përveç Veriut të Shqipërisë, do t’i shërbejë edhe trevave shqiptare. Fluturimet e rregullta në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit pritet të fillojnë në muajin maj dhe destinacionet kryesore të fluturmit do të jenë qytetet e Zvicrës, Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë.

Aeroporti i Kukësit ka një sipërfaqe prej rreth100 hektarësh, me një pistë prej 2.2 kilometrash nga ku, brenda një ore, mund të nisen 4 avionë, ndërsa gjatë një viti llogaritet të presë rreth 500 mijë udhëtarë.

Terminal i tij ka edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, që ishte edhe pikënisja e ndërtimit të aeroporti. Idea për ndërtimin e tij lindi gjatë periudhës së luftës në Kosovë, për t’i shërbyer arritjes së ndihmeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për rreth gjysëm milion shqiptarët e Kosovës, që kishin arritur në Kukës pas dëbimit me dhunë nga forcat ushtarake serbe.

Ndërkohë, sipas autoriteteve shqiptare, brenda këtij muaji pritet të nënshkruhet kontrata koncesionare për ndërimin e aeroportit të tretë ndërkombëtar, atij të Vlorës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG