Lidhje

KE ia referon çështjen e ligjit polak mbi gjyqësorin Gjykatës Evropiane të Drejtësisë


Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se e ka referuar çështjen e ligjit polak mbi sistemin gjyqësor në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, gjykata më e lartë e Evropës, për shkak të asaj që e cilëson minim të pavarësisë së gjyqësorit nga Polonia, përmes një reforme të miratuar në vitin 2019.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian i kërkoi gjithashtu gjykatës të marrë masa të përkohshme për të parandaluar zbatimin e ligjit ndërsa çështja do të jetë nën shqyrtim.

Ligji në fjalë, i cili hyri në fuqi në shkurt 2020, parandalon gjykatësit që të referojnë çështje të lidhura me ligjin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe krijon një organ të quajtur Dhoma Disiplinore e Gjykatës së Lartë, që i tejkalon vendimet e gjyqtarëve, pa marrë parasysh ligjet e BE-së.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Komisioneri i Drejtësisë i Bashkimit Evropian Didier Reynders tha se e ardhmja e gjyqtarëve që duhet të përballen me një organ, pavarësia e të cilit nuk është e garantuar, krijon një "efekt tronditës" për gjyqësorin dhe i bën ata subjekt sulmesh të partisë qeverisëse.

Ligji parashikon gjithashtu heqje të imunitetit të gjyqtarëve për proçedime penale, pezullim të përkohshëm nga detyra dhe ulje të pagës.

Zoti Reynders vuri në dukje se komisioni kishte shprehur fillimisht shqetësimin e tij rreth ligjit prillin e kaluar dhe se hapi i së mërkurës "është vendimtar ndaj procedurave të paligjshme që parashikon ligjit polak mbi gjyqësorin". Komisioni ka ndërmarë hapa të tjerë në lidhje me këtë ligj në tetor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Në një postim të tij në Twitter të mërkurën, zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller tha se referimi i çështjen nga ana e Komisionit Evropian në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë "nuk ka asnjë justifikim ligjor dhe faktik. Ai tha se çështjet që lidhen me administrimin e drejtësisë në Poloni janë tërësisht të brendëshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG