Lidhje

Lirimi i të dënuarve, shkarkohet Prokurori i Krujës


Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimn e prokurorit të Krujës Bujar Memia

Vendimi nga Këshilli i Prokurorisë u mor me mbështetjen e thuajse të gjithë anëtarëve, përveç një vote kundër. Hetimi disiplinor nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani nisi korrikun e vitit të kaluar dhe në përfundim të tij Inspektori vlerësoi se “ishte konstatuar mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve të magjistratit, gjatë dhe pas gjykimit, që çoi në lirimin para kohe me kusht të një të dënuari, si dhe mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal”.

Vetëm në rastin e lirimit të të dënuarit Hekuran Billa, i cili u vra pak kohë pas daljes nga burgu, prokurori Memia, sipas ILD-së, rezulton të ketë “mbyllur sytë” ndaj të paktën 4 shkeljeve që janë vërejtur nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha. KJo e fundit, gjithashtu u shkarkua me kërkesë të ILD-së. Ajo përfundoi dhe nën arrest me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK), pikërisht për favorizim të të dënuarve.

“Hetimi i kryer nga ILD arrin në konkluzionin se shkeljet disiplinore janë kryer nga ana e magjistratit Bujar Memia, me “dashje direkte””, u shpreh zoti Metani, në seancën e mëparshme të zhvilluar nga KLP për rastin.

Sipas ILD-së veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga magjistratit Bujar Memia, përbëjnë, sikundër dhe në rastin e gjykatëses Hoxha “Shkelje shumë të rëndë disiplinore” dhe që diskrediton pozitën dhe figurën e magjistratit gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga ana e tij, prokurori Memia dhe përfaqësuesit e tij ligjor, kishin kërkuan rrëzimin e kërkesës se ILD-së, duke e cilësuar atë si të pabazuar në ligj dhe në fakte. Edhe sot, pas vendimit, prokurori, këmbënguli se ai nuk kishte kryer asnjë shkelje gjatë veprimtarisë së tij.

Zoti Memia, është magjistrati i tretë, që pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shkarkohet nga detyra për shkelje të rënda disiplinore, lidhur me lirimet para kohe me kusht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG