Lidhje

Tiranë: Socialistët dhe demokratët çelin fushatat zgjedhore në skajet e shëtitores "Dëshmorët e Kombit"


Dy partitë e mëdha politike hapën të enjten në mbrëmje fushatat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.

Në sheshin “Nënë Tereza” të tejngjeshur me përkrahës opozitarë dhe automjetet e tyre, Partia Demokratike zhvilloi tubimin e vet, duke shkelur rregullat e pandemisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ku mijëra pjesëmarrës nuk ruanin distancën shëndetësore as kufizime të tjera.

Tiranë: Socialistët dhe demokratët çelin fushatat zgjedhore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në tubimin e nisur sipas modelit “Drive in”, se bashkimi i tanishëm i shqiptarëve do t’i japë fund tranzicionit shqiptar dhe të hapin një faqe të re të historisë moderne dhe europiane të Shqipërisë, duke e anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian.

“Më të mirët, më të ndershmit le të drejtojnë fatet e vendit, sepse Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësor” - tha zoti Basha.

Zoti Basha tha se shqiptarët po luftojnë kundër një grushti njerëzish, që janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për të mbajtur karriget e tyre, se ata nuk qeverisin por i shërbejnë vetes dhe ortakëve, duke rrëmbyer pasuritë e vendit.

“Vendi ka nevojë për rininë, ndryshimi kërkon mbështetjen e saj. Çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, gjithçka që ka ndryshuar për mirë në këtë vend mban vulën e rinisë, ka fytyrën e saj” - tha zoti Basha.

Kryetari i opozitës tha se shqiptarët jan në kërkim të shpresës, dhe se demokratët po punojnë për të garantuar një ndryshim të thellë, të vërtet e të pakthyeshëm, që ka nevojë për ndihmesën e secilit qytetar, që ka në focus dashurinë për fëmijët, për familjet dhe për Shqipërinë.

Përballë sheshit “Nënë Tereza”, në skajin tjetër të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, vetëm një kilometër më tutje, në sheshin “Skënderbej”, Partia Socialiste zhvilloi tubimin hapës sipas rregullave mbrojtëse për pandeminë, teksa kandidatët për deputetë ishin ndarë e distancuar në grupe dhjetëshe larg nga njëri tjetri.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kritikoi opozitën për mos-distancimin e pjesëmarrësve në tubimin tjetër dhe kërkoi një mandate të tretë, për të përmbyllur reformat e nisura.

Sot ne nisim në fakt fundin e një fushate, që nuk ka ndaluar në asnjë moment, qysh nga dita që kemi marrë mandatin tonë të parë. Ne dhe ata u kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina sonte, në një ekran televizori të ndarë. Mjafton t’i shohësh për të kuptuar ndryshimin e madh, hendekun e jashtëzakonshëm që na ndan” - tha zoti Rama.

Ai akuzoi demokratët se nuk kanë respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat, për njerëzit, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

“Mandati i tretë i PS-së duhet që Shqipëria të mos vonohet më. Mandati i tretë është që Shqipëria të mos kthehet me kurrë mbrapa, sepse me mandatin e tretë, e bëjmë të pakthyeshme reformat që janë rrugës” - tha zoti Rama.

Ai theksoi se mandati i tretë e bën të pakthyeshme reformën në Drejtësi dhe ardhjen e një drejtësie të re, do të zgjidhet çështja e pronës, që gjithashtu është future në rrugën e një zgjidhje përfundimtare.

“E kundërta do të thotë humbje e këtyre përpjekjeve dhe kthim përsëri aty ku Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të kthehet më. E kundërta do të thotë rikthim pas” - tha zoti Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Rama ftoi qytetarët të mos e shohin kërkesën për një mandat të tretë si një qëllim në vetvete, as si inerci apo dëshirë për pushtet, por nevojitet për të zhvilluar vendin dhe përmbyllur reforma themelore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG