Lidhje

Akuza për vrasje me paramendim ndaj 21-vjeçarit të dyshuar në Kolorado


Autoritetet në Boulder të shtetit Kolorado ngritën ndaj një 21 vjeçari të dyshuar akuza për vrasje të shkallës së parë me paramendim, për ngjarjen e së hënës ku mbetën të vrarë 10 vetë, mes tyre edhe një oficer policie.

Autoritetet e identifikuan të dyshuarin me emrin Ahmad Al Aliwi Alissa dhe thanë se ai ishte plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Shefja e policisë së qytetit tha të martën se viktimat e vrasjeve në një supermarket të qytetit ishin të moshave nga 20 në 65 vjeç dhe janë identifikuar. Motivi i vrasjeve është ende i paqartë.

Mes të vrarëve ishte oficeri Eric Talley, i pari që mbërriti në vendngjarje pas njoftimeve për të shtëna armësh. Oficeri ishte baba i shtatë fëmijëve.

Personi i dyshuar u ndalua dje dhe sipas zyrtarëve ndodhej i plagosur në një spital para se të transportohej për në një qendër paraburgimi. Ata thanë se hetimi pritet të zgjasë disa ditë.

Autoritetet në shtetin e Kolorados ngritën 10 akuza për vrasje të shkallës së parë me paramendim ndaj një personi të dyshuar, që sipas zyrtarëve la të vrarë 10 persona në një supermarket të qytetit Boulder, mes tyre edhe një oficer policie.

Shefja e policisë së qytetit Boulder Maris Herold tha të martën se viktimat ishin të moshave nga 20 në 65 vjeç dhe janë identifikuar.

Incidenti ndodhi në supermarketin “King Soopers” në Boulder, një qytet rreth 45 kilometra në veriperëndim të Denverit.

Një person i cili ndodhej brenda dyqanit me bashkëshorten e tij tha se dëgjoi tre të shtëna me armë dhe se kishte vrapuar nëpër dyqan së bashku me klientë të tjerë për të shpëtuar.

Prokurori i Qarkut Michael Dougherty tha se ishte tepër herët për të spekuluar mbi motivin e sulmit. Ai tha se qyteti "pësoi një goditje të tmerrshme".

"U premtoj viktimave dhe popullit të Kolorados se ne do të garantojmë drejtësi dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për këtë qëllim," tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG