Lidhje

Mbërrijnë në Tiranë vaksinat ruse


Në Tiranë, mbërritën sot në aeroportin “Nënë Tereza” 10 mijë vaksina ruse, Sputnik V. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, këto vaksina janë dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të përdoren për të shtuar më tej vaksinimin e popullatës.

Pas hezitimeve për të pranuar vaksina ruse apo kineze, qeveria Rama ndryshoi qëndrim dhe vendosi të negociojë për të siguruar vaksina edhe prej burimesh të tjera nga ato të SHBA dhe Bashkimit Europian.

Shqipëria ka siguruar kontrata për furnizime me vaksina si pjesë e mekanizmit COVAX, Aleanca Globale për Sigurimin e Vaksinës COVID-19.

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 4 miliardë dollarë për nismën COVAX, për të mundësuar që vendet e tjera të marrin vaksinat ndaj COVID-19. Ky fond i bën Shtetet e Bashkuara kontribuesin e vetëm më të madh në përgjigjen ndërkombëtare ndaj COVID-19. Deri tani në Shqipëri janë vaksinuar mbi 27 mijë punonjës të shëndetësisë, afro 8 mijë të moshuar dhe 11 mijë mësues.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG