Lidhje

SHBA, Merrick Garland bën betimin si Prokuror i Përgjithshëm


Merrick Garland bën betimin si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.
Merrick Garland bën betimin si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.

Merrick Garland të ejten bëri betimin si Prokuror i Përgjithshëm, në ceremeoninë e drejtuar nga Nënpresidentja Kamala Harris, në një ditë kur ai tha se do t’i jepte përparësi rikthimit së reputacionit të departamentit për pavarësinë politike, së bashku me sigurimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë.

Prokurori Garland merr drejtimin e Departamentit të Drejtësisë pas katër vitesh të trazuara gjatë mandatit të ish-Presidentit Donald Trump.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, përqafon bashkëshorten e tij, Lynn në ditën e tij të parë në zyrën e Departamentit të Drejtësisë në Uashington.
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, përqafon bashkëshorten e tij, Lynn në ditën e tij të parë në zyrën e Departamentit të Drejtësisë në Uashington.

Disa orë para betimit, Garland sinjalizoi në fjalimin e tij të parë para personelit në selinë e Departamentit të Drejtësisë, se departamenti do të kthehej në traditat e tij normale larg sferës politike. Presidenti Joe Biden gjithashtu ka insistuar për të njëjtën gjë.

Pavarësishtë premtimit të tij për të qëndruar larg politikës, Garland po përballet me disa sfida të menjëhershme politike, duke përfshirë mbikëqyrjen e hetimit të vazhdueshëm penal mbi taksat e djalit të Presidentit Biden, Hunter, dhe hetimet dhe ndjekjet penale të lidhura me protestën e dhunshme të 6 janarit në Kapitol, kur mijëra mbështetës të zotit Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit në përpjekje për të ndërprerë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Departamenti i Drejtësisë gjithashtu po drejton një hetim federal ndaj ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut dhe aleatit të ish-Presidentit Trump, Rudy Giuliani, në lidhje me veprimtaritë e biznesit të tij jashtë vendit. Ky hetim ngeci vitin e kaluar për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth taktikave hetimore ndërsa zoti Trump u përpoq pa sukses të fitonte një mandat të dytë si President i vendit.

Zoti Garland gjithashtu do të duhet të vendosë se si të trajtojë një hetim të posaçëm mbi origjinën e hetimit të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, i cili hodhi hije mbi presidencën e zotit Trump për më shumë se dy vjet, dhe ende është duke vazhduar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG