Grupime të grave në Gjirokastër kërkuan mbështetje më të madhe për përfshirjen e grave në politikë dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna në familje. Aleanca Kombëtare e Këshilltareve bashkiake kërkoi nga partitë politike mbështetjen financiare dhe promovim të barabartë të kandidatëve, pavarësisht gjinisë.
Radhët në tregëtoret e luleve në Gjirokastër në këtë 8 mars ishin një nga simbolikat për të vlerësuar rolin e grave në shoqëri dhe në familje, ndrësa grupime të tyre kërkuan më shumë mbështetje si për përfshirjen e grave në politikë edhe në mbrojtjen nga dhuna. Përfaqësuesja e Aleancës Kombëtare të Këshilltareve bashkiake në Gjirokastër Lindita Rova kërkoi nga partitë politike mbështetjen financiare dhe promovim të barabartë të kandidatëve, pavarësisht gjinisë.
“Nga mediat kombëtare dhe lokale audiovizive dhe sociale kërkojmë gjithashtu përdorimin e gjuhës korrekte në promovimin e kandidateve”, tha më tej zonja Rova.
Ky grupim i pavarur i grave që shtrihet pothuajse në të gjitha bashkitë e Shqipërisë ka kërkuar edhe rritjen e rolit monitorues gjatë fushatës për zgjedhjet e pritshme parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri.
U drejtohemi institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të monitorimit të fushatës
AMA-s , OSBE-së t`i kushtojnë vëmendje shumë të vecantë monitorimit të këtyre dy elementëve shumë të rëndësishëm.
Alenca do vijojë përpjekjet për rritjen e përfaqësimit të grave në nivel kombëtar dhe nivel vendor, tha Vjollca Koko, aktiviste në këtë Aleance që ka drejtuar Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës.
“Një vëmendje e madhe do të jetë në rritjen e kapacitetit të përfaqësimit të grave edhe në strukturat e nivelit kombëtar edhe në struktruat e nivelit vendor. Alenca ka përfaqësueset e saj tashmë në 55 bashki në Shqipëri nga gjithë spektri politik dhe do të punojmë së bashku.
Ndërkohë, një tjetër grupim grash, organizuan në Gjirokastër një ekspozitë të fmijëve për vlerat e familjes .Periudha e Pandemisë tregoi rritje te rasteve të dhunës në familje tha për Zërin e Amerikës, kordinatorja për barazinë gjinore në bashkinë e Gjirokastrës , Eni Manxhari.
“Gjatë periudhës së pandemisë është shtuar numri i denoncimeve për dhunë në familje. Kjo ndodhi edhe për shkak se gratë duhet të bashkëjetonin në jo pak raste me dhunuesit. Gratë kanë pasur forcë dhe inicativë për të denoncuar këtë dhunë dhe rastet janë trajtuar me pëpparësi nga mekanizmi ynë në bashki në bashkëpunim me organet e e tjera.”
Punimet e fëmijëve u ekzpozuan në Qendrën Historike që mbrohet nga UNESCO.
Facebook Forum