Lidhje

Hollivud, trëndafilat e kuq nderojnë viktimat nga COVID-i


Petal pas petali, mijëra trëndafila të kuq krijojnë një lumë. Është një vepër e artistit nga Los Anxhelos, Marcos Lutyens, për të nderuar qindra mijëra njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë pësuar vuajtje për shkak të koronavirusit.

“… Ndjehet pikëllimi përreth nesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu tek individët, ndoshta sepse ata humbën një anëtar të familjes ose një mik. Por kjo mund të jetë gjithashtu sepse ata e humbën mundësinë si fëmijë të ishin me shokët e tyre në shkolla; ata kanë humbur një vend pune, ose kanë humbur shtëpinë e tyre", thotë artisti Marcos Lutyens, autor i “Memorialit Lumi i Trëndafilave”.

Hollivud, trëndafilat e kuq nderojnë viktimat nga COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

Kur zoti Lutyens filloi të punonte me projektin e tij, kishte shumë më pak viktima nga COVID-i. Por ndërsa numrat rriteshin, po kështu rritej edhe lumi i tij me trëndafila të kuq. Vetëm në qarkun e Los Anxhelosit, mbi 18’500 njerëz kanë vdekur nga virusi dhe ndërlikimet e lidhura me të. Vepra e artit e zotit Lutyens u vendos në varrezën “Hollywood Forever”.

"Trëndafilat përdoren në varreza dhe funerale për të vdekurit. Trëndafilat e kuq simbolizojnë trimërinë dhe guximin, dhe nganjëherë përdoren për shembull kur ushtarët kthehen nga lufta në arkivole - ato vendosen mbi arkivol. Kjo është arsyeja pse unë zgjodha trëndafilin e kuq si një simbol të tillë", thotë zoti Lutyens.

Njerëzit mund t’i bashkohen projektit duke ndihmuar në krijimin e luleve.

"Ato bëhen me dorë, madje edhe procesi i bërjes me dorë është purifikues dhe shërues, jo vetëm për anëtarët e familjes që kanë humbur dikë nga COVID-i, por edhe për fëmijët e shkollave që duan të bëjnë diçka, të marrin pjesë në diçka aktive", thotë zoti Lutyens.

“Kemi të gjithë elementët, materialet dhe udhëzimet për të bërë trëndafilat. Pasi i bëjnë trëndafilat, ata mund të kthehen dhe t’i sjellin trëndafilat me vete. Ky është një moment shumë i veçantë për njerëzimin dhe projekti i Marcos Lutyens është fantastik, sepse me të vërtetë na bashkon të gjithëve”, thotë Marisa Caichiolo, e organizatës “Building Bridges Art Exchange”.

Në muajt e ardhshëm, zoti Lutyens – me ndihmën e qindra vullnetarëve - thotë se synon të ketë gjysmë milioni trëndafila të kuq.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG