Lidhje

Kufiri shqiptaro grek “në shënjestër” të trafikantëve të drogës dhe qënieve njerëzore


Shqipëria dhe Bashkimi Europian prej gati një viti po zbatojnë një marrëveshje në kufirin shqiptaro grek për patrullimin e përbashkët dhe goditjen e formave të krimit.

Viti 2020 megjithë periudhën e pandemisë së koronavirusit shënoi një rritje të hyrjes nga greqia të të huajve të parregullt nga vendet e treta, por edhe vijimin e transportimit të lëndëve narkotike nga Shqiëpria drejt vendit fqinj.

Lufta ndaj trafiqeve në kufirin shqiptaro-grek
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Punët e Brendshme Ylva Johanson kanë vlerësuar në pikën e Kakavijës në kufi me Greqinë punën e trupave të përbashkëta policore shqiptare dhe të FRONTEX.

“Shqipëria është i vetmi vend i rajonit që pavarësisht se nuk është një vend i Bashkimit Europian ka një program të përbashkët me FRONTEX në fushën e sigurisë në kufi”, tha Ministri i Brendshëm shqiptar. Zoti Çuçi tha më tej se rreth 18mijë të huaj të parregullt u bllokuan vitin e shkuar në territorin shqiptar dhe dhjetërarrjete kriminale u goditën.

“Unë mund t’ju them që jo vetëm që është rritur numri i klandestinëve dhe emigrantëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri, numri i këtyre që kapen dhe që intervistohen. Vitin që kaloi 2020, shifra ishte rreth 18 mijë të tillë, por si Ministër i Brendshëm mund t’ju siguroj që ne po bëjmë gjithçka që të luftojmë krimin e organizuar që lidhet me këtë fluks lëvizje të emigrantëve. Vetëm në 2020-ën janë 112 procedime, çështje, që lidhen me trafikun e njerëzve dhe drogës që gjenerohen nga kufiri, është gati dyfishi i asaj që kemi patur një vit më përpara”.

Ndërsa Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johanson tha selufta kundër krimit dhe menaxhimi i migracionit janë fenomene ndërkufitare dhe për këtë arsye duhet të punohet së bashku.

“Në prill do të paraqes një strategji, e cila do të jetë e përqendruar tek krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore. Do të doja t’ju thoja që ekzistojnë dy prirjeqë janë të theksuara: së pari, grupet e krimit të organizuar po bëhen gjithnjë e më tepër ndërkombëtare, dhe së dyti aspekti dixhital. Pra, ata po përdorim shumë herë më tepër mjedisin dixhital ", tha zonja Johanson.

Kufiri shqiptaro grek njihet si pika e hyrjes për disa mijëra të huaj të parregullt që e përdorin Shqipërinë si një pikë tranzit për të kaluar drejt vendeve europiane. Nga ana tjetër kufiri i gjelbër shqiptar shërben dhe si një pikë dalje për disa qindra emigrantëshqiptarë që synojnë të hyjnë pa dokumente të rregullta në Greqi. Sipas një raporti të fundit të policisë greke gjatë vitit 2020 u dëbuan nga Greqia rreth 2900 emigrantë të paligjshëm shqiptarë të bllokuar kryesisht në zonat kufitare me Shqipërinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG