Lidhje

Zgjerohet sipërfaqja e përmbytjeve në Shkodër


Gjatë ditës së hënë është zgjeruar sipërfaqja e tokave të përmbytura në Bashkinë e Shkodrës.

Sipas emergjencave civile, më shumë se 1850 hektarë toka bujqësore gjenden të përmbytura, pjesa më e madhe në njësitë administrative Dajç dhe Ana e Malit. Deri tani nuk ka banesa të përmbytura nga uji.

Forcat dhe mjetet e batalionit të këmbësorisë në Vau Dejës janë vënë në gatishmëri duke mbështetur banorët e zonave te përmbytura në Shkodër dhe Lezhë.

Zgjerohet sipërfaqja e përmbytjeve në Shkodër
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG