Lidhje

Sfidat e vaksinimit kundër COVID-19 në SHBA 


Shtetet e Bashkuara nuk arritën të vaksinonin 20 milionë banorë kundër COVID-19 deri në fund të dhjetorit siç kishin parashikuar. Megjithatë ritmi i shpërndarjes së vaksinës po rritet.

Sfidat e vaksinimit kundër COVID-19 në SHBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:35 0:00

Më shumë se 350 mijë. Ky është numri i njerëzve në SHBA që vdiqën nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi. Kjo shifër është rreth një e katërta e vdekje totale në botë. Presidenti Donald Trump tha në Twitter se numri i rasteve dhe vdekjeve në vend është i zmadhuar për shkak të mënyrës se si përllogariten rastet. Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, nuk pajtohet.


“Vdekjet janë vdekje të vërteta. Dua të them se krejt çfarë duhet të bëni është të dilni në terren, të shkoni në spitale dhe të shihni punën e stafit shëndetësor. Ata ndodhen nën një situatë stresuese”, tha zoti Fauci.


Përpjekjet për të vaksinuar njerëzit nuk ecën me ritme të shpejta. Deri më 31 dhjetor janë vaksinuar rreth 2.3 milionë banorë, vetëm një pjesë e synimit të caktuar nga qeveria për vaksinimin e 20 milionë njerëzve.

Faji qëndron tek përllogaritja e gabuar për furnizimin me vaksina dhe mungesa e koordinimit mes qeverisë federale, shteteve dhe qeverive lokale.


“Duhet të ketë ndërveprim të vërtetë, një partneritet i vërtetë mes qeverisë federale dhe shteteve. Këtë po përpiqemi të bëjmë. Shpresojmë që kjo të realizohet në fillim të këtij viti”, tha zoti drejtori i Instritutit kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.

Presidenti Trump tha se qeveria federale ka shpërndarë vaksinat por shtetet janë ato që duhet të përshpejtojnë administrimin e tyre.

Virusi dhe fushata e vaksinimit, është një garë që SHBA shpreson ta fitojë në vitin e ri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG