Lidhje

COVID-19: Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet nga Britania e Madhe


COVID-19: Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet nga Britania e Madhe
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:21 0:00

COVID-19: Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet nga Britania e Madhe

Maqedonia e Veriut i është bashkuar vendeve evropiane që ndaluan fluturimet nga Britania e Madhe pas njoftimeve për një variant të virusit COVID-19 që është zhvilluar atje. Shkupi mori sot vendim për ndalimin deri në fund të këtij viti të të gjitha fluturimeve nga Britania e Madhe.

Po ashtu, autoritetet urdhërojnë karantinën apo vetëizolimin dyjavor për personat të cilët vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, qoftë në mënyrë direkte apo përmes shteteve të tjera, siç bëri të ditur Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë shtypi.

Nga ana tjetër, Serbia ka vendosur që në kufijt e saj të mos lejojë hyrjen e personave pa një test negativ PCR, çka bie ndesh me marrëveshjen midis saj, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa të shtetasve të vendeve respektive. Maqedonia e Veriut tash për tash nuk planifikon të marrë masa reciproke.

Teksa gjendja me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë e rëndë për nga shkalla e vdekshmërisë, ndonëse numri i pacientëve që kërkojnë të shtrihen në spitale është në rënie, autoritetet shëndetësore thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit e vaksinave kundër koronavirusit.

Kryeministri Zaev tha se po bisedohet me komopanitë Pfizer, AstraZeneca, Moderna, madje edhe me prodhues kinezë.

Vendi ka garantuar 833 mijë vaksina përmes mekanizmit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vaksinimin e 400 mijë personave. Përparësi në këtë mes do të kenë mjekët dhe personeli mjekësor, qytetarë me sëmundje kronike dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

Zoti Zaev tha se qeveria nuk do të presë grante për rezervimin e vaksinave dhe se për këtë qëllim ka ndarë një milion euro për blerjen e vaksinave shtesë.

Por ligjet e këtij vendi kërkojnë që furnizimet të bëhen përmes paraqitjes në tenderime publike, çka kompanitë e mëdha prodhuese të vaksinës nuk do ta bënin në këtë periudhë; Prandaj qeveria në Shkup po shikon mundësinë e gjetjes së mënyrave, apo ndryshimit të ligjit për furnizimet publike.

Deri tash në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2.292 viktima nga mbi 78 mijë raste të të prekurish nga virusi, prej të cilëve 54 mijë rezultojnë të shëruar, ndërsa 22 mijë janë raste aktive.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG