Lidhje

Punët e guximshme të një artisteje kurde, shfaqen për herë të parë në Turqi


Punët e guximshme të një artisteje kurde, shfaqen për herë të parë në Turqi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Punët e guximshme të një artisteje kurde, shfaqen për herë të parë në Turqi

Punimet e Zehra Doganit, e njohur si një nga artistet premtuese të Turqisë, më në fund po shfaqen në Stamboll.

Arti i zonjës Dogan është vlerësuar në nivel ndërkombëtar, madje është shfaqur në muzeun me famë botërore Tate të Londrës.

Por është hera e parë që një sallon arti turk merr guximin të ekspozojë punimet e saj politike që ndërthurin temat e rezistencës dhe feminizmit. Ajo i krijoi ato fshehurazi në burg.

"Unë bëra qindra piktura në burg dhe vetëm 30 prej tyre u konfiskuan nga autoritetet e burgut. Ata më thanë se i shkatërruan sepse ishin të ndaluara", thotë ajo.

Mënyra se si ajo i ilustron temat e saj mund të konsiderohet tronditëse.

"M’u desh të përdorja materiale jashtë sferës normale të artit, si gjaku i menstruacioneve, flokët, çarçafët e burgut, listat e pazarit dhe faturat e energjisë elektrike, për të bërë art dhe dokumentarë. Arrita të inkuadroja identitetin tim si feministe dhe gazetare për të krijuar këto punë. "

Dogan ishte dy vjet në burg nën akuzat për propagandë terroriste për një fotografi të saj që përshkruante shkatërrimin e një qyteti nga forcat turke të sigurisë në luftën e tyre kundër një kryengritjeje kurde.

Artistë të famshëm, përfshirë Banksyn, morën pjesë në një fushatë ndërkombëtare për lirimin e Doganit.

Megjithëse zonja Dogan u bë një nga simbolet ndërkombëtare të goditjes së shtetit turk ndaj disidentëve, pak njerëz në Turqi janë në dijeni të punës së saj artistike.

"Reagimi i parë ishte: 'Ok, kjo është hera e parë që po shohim këto vepra arti të Zehra Doganit, dhe janë vërtet të thella, dhe tani mund të flasim për veprat e saj artistike.' Ky është shansi i parë në Turqi. "

Por artistja vetë, nuk është në gjendje të shijojë gëzimin e ekspozitës së saj të parë në Turqi. Me çështje të tjera gjyqësore ende në pritje kundër saj, ajo tani jeton në mërgim në Londër.

"Kur më burgosën, nuk mund të dilja; nuk isha e lirë. Por fakti që arti im ishte jashtë më bëri të ndihem e lirë në një farë mënyre. Tani është një përvojë shumë e ngjashme. Nuk mund të kthehem Turqi, në atdheun tim, por arti im është tani atje, dhe kjo më bën të ndjehem sikur jam në Stamboll në një farë mënyre. "

Zonja Dogan ka në plan të punojë për një projekt me artistin kinez me famë botërore Ai Weiwei dhe të gjitha fotografitë e saj të paraqitura në një ekspozitë së fundmi në Milano, u shitën.

Tani për tani e ardhmja e kësaj artisteje të re në rritje turke, është jashtë shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG