Në Shqipëri sektori i bujqësisë është përballur këtë vit me vështirësi për shkak të pandemisë dhe uljes së kërkesës së tregut.
Përjashtim kanë bërë bimët aromatiko-mjeksore, për të cilat kërkesa e eksportit ka qenë e lartë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo ka nxitur fermerët në Malësi të Madhe, zonë kjo me siperfaqen më të madhe në Shqipëri me bimet aromatiko- mjeksore, të shtojnë sipërfaqet e mbjella me këto bimë, ndihmuar edhe nga programit CNVP, i qeverisë suedeze, që po mbështet fermerët në 6 zona të Shqipërisë.
Facebook Forum