Lidhje

SHBA, plotësimi i nevojave për teste për Covid-19


Për të marrë një test për Covid-19 mund të duhet të presësh në radhë të gjata dhe rezultati mund të vonohet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble i hedh një vështrim përparimeve të fundit që mund të krijojnë mundësinë e bërjes së testit për Covid-19 në shtëpi.

SHBA, plotësimi i nevojave për teste për Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:19 0:00

Megjithëse vaksinimet kundër Covid-19 kanë filluar, ekspertët e shëndetit po paralajmërojnë se testimet e shpeshta për Covid-19 do të jenë të nevojshme për një kohë të gjatë.

Testimi i përshtatshëm i popullatës amerikane ka qenë një sfidë e vazhdueshme.

Tani ka shpresë për një qasje të re, vetë-testimi në shtëpi.

Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive-ABC "This Week"

"Testi i shpejtë, i ndjeshëm, specifik në shtëpi, për të cilin nuk do të ketë nevojë për recetë nga mjeku, në mënyrë që njerëzit të kenë aftësinë të marrin vesh nëse janë të infektuar", thotë Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Përparimet e fundit teknologjike sugjerojnë se testimi në shtëpi është i mundur.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka autorizuar testin e parë në shtëpi për Covid-19 që nxjerr rezultatet në më pak se një orë.

Dr. John Chou drejtoi studimet klinike të testit.

"Ky në thelb është një test laboratorik që mund të bëhet në shtëpi. Në të njëjtin nivel ose të paktën afër nivelit të njëjtë me atë që ne e konsiderojmë testimin me standard më të lartë të marrjes së ADN-së nga hunda. Ekzistojnë nivele të enzimës në solucion, që shumëzojnë sasinë e materialit gjenetik të përqendruar në mostra. Detektori mund ta zbulojë atë, dhe pastaj brenda 30 minutash dalin rezultatet. Sa mirë do të ishte që testi të bëhej në shtëpi, në mënyrë që njerëzit të jenë në gjendje të jenë në vetëizolim."

Zoti Chou thotë se testet do të ofrojnë gjithashtu një avantazh kur përdoren në klinika.

"Nëse mund të marrim rezultate me cilësi laboratorike shumë shpejt, kjo do të na ndihmonte në marrjen e vendimeve shumë shpejt."

Kompania planifikon shpërndarjen e gjerë të testeve në Shtetet e Bashkuara këtë pranverë.

Edhe inteligjenca artificiale mund të sjellë përparim në këtë fushë.

Studiuesit në Universitetin e Oklahomës zbuluan se kollitja e një personi të infektuar me COVID-19 lëshon një tingull unik që mund të diktohet përmes inteligjencës artificiale, madje edhe tek njerëzit pa simptoma të dallueshme.

"Pastaj, duke përdorur gjetjet fillestare ne krijuam një aplikacion", thotë Dr. Ali Imran nga Universiteti i Oklahomës.

Së pari, aplikacioni duhej të mësonte të izolonte tingullin e kollës nga e gjithë zhurma e sfondit.

"Rreth 50,000 kollitje u përdorën për ta përgatitur atë, dhe më pas u përdor një numër pothuaj i barabartë i tingujve që nuk ishin krijuar nga kollitjet".

Pastaj aplikacioni u përdorur për të diktuar kollën e pacientëve me Covid-19.

Një studim i ngjashëm në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit tregon se inteligjenca artificiale mund të zbulojë kollën e shkaktuar nga Covid-19 me afërsisht 100 përqind saktësi.

Kompani të ndryshme të kësaj industrie në të gjithë botën kanë hyrë në garën për të nxjerrë aplikacione për zbulimin e kollës së koronavirusit në publik.

E mira është se kjo ka një kosto të ulët, mund të përsëritet, mund të bëhet çdo ditë, dhe disa herë në ditë”, thotë Dr. Ali Imran nga Universiteti i Oklahomës.

Në vitin 2021, testimi për Covid-19 mund të bëhet pjesë e rutinës sonë të përditshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG