Lidhje

Lezhë, vendoset lëndë shpërthyese në banesën e gazetarit Elidon Ndreka


Një sasi lënde shpërthyese u vendos rreth orës 01;00 mëngjesin e të premtes në portën e jashtme të banesës së gazetarit Elidon Ndreka në fshatin Balldre të Lezhës. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimit, gazetari Ndreka gjendej në banesë bashkë me prindërit, gruan dhe dy fëmijët e tij.

Lezhë, vendoset lëndë shpërthyese në banesën e gazetarit Elidon Ndreka
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00

Policia, konfirmoi përmes një njoftimi zyrtar vendosjen e lëndës shpërthyese, ndërkohë ka sekuestruar provat materiale, përfshirë edhe pamjet filmike të një kamere që gjendet në atë zonë. Gazetari Ndreka tha se veprimet e ekspertëve të policisë ishin të shpejta dhe se shpreson në zbardhjen e ngjarjes.

Ekspertiza, nga verifikimet e para që ka bërë, ka dalë në konkluzionin se është vendosur tritol. Kanë gjetur disa gjurmë të fitilave. Këtu pranë, tek një lokal, është një kamera që mendohet se mund të zbardhë diçka nga ngjarja. Por, shpresoj që organet e drejtësisë të veprojnë sa më shpejt dhe të zbardhen këto lloj ngjarjesh që cënojnë fjalën e lirë, që cënojnë gazetarët”.

Gazetari Elidon Ndreka prej dy vitesh informon nga qarku i Lezhës për Televizionin News 24, por ai ka një përvojë 15 vjeçare në fushën e gazetarisë televizive. I pyetur nga Zëri i Amerikës gazetari tha se ka dyshime se vendosja e lëndës shpërthyese në portën e banesës së tij lidhet me profesionin.

Prindërit e mi janë pencionistë, nuk kanë konflikte me njerëz. Ne këtu nuk kemi probleme pronësie, nuk kemi probleme me komshijtë. Unë prej vitesh punoj si gazetar. E vetmja gjë që më shkon në mendje është për shkak të punës që unë ushtroj, për shkak të detyrës si gazetar më është vendosur kjo sasi eksplozivi”.

Në lidhje me ngjarjen reagoi Union i Gazetarëve të Shipërisë i cili, përmes një deklarate, e cilësoi akt të rëndë kriminal vendosjen e eksplozivit në banesën e gazetarit Elidon Ndreka. Unioni shprehu shqetësimin publik për klimën e acaruar, konfliktuale dhe tendencat e pashembullta për politizim dhe akuza politike ndaj gazetarëve dhe mediave të ndryshme.

Rreth dy vite më parë u sulmua me breshëri automatiku banesa e prindërve të gazetares se kronikës, Klodiana Lala, ndërsa kërcënimet verbale ndaj gazetarëve janë të shpeshta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG