Studiuesit e kompjuterizimit të tekstileve, janë duke krijuar veshje që mund të monitorojnë parametrat shëndetësorë si rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen. Ndërsa përpjekjet për distancimin shoqëror vazhdojnë dhe përdorimi i telemjekësisë rritet, ndikimi i këtyre risive për kujdesin shëndetësor në distancë bëhet më i rëndësishëm.
Këto kohë, vizita tek mjeku është pak a shumë biseda me të në internet. Por në të ardhmen, mund të mjaftojë thjesht të vishesh.
Studiuesit e tekstileve të kompjuterizuara po krijojnë sensorë që mund të lahen dhe që mund të masin parametrat jetësorë përmes rrobave.
“Fija jonë është aktualisht një sensor që më pas e thurim ose e endim në një strukturë specifike.”
Tony Chahine është drejtor ekzekutiv i kompanisë së re kanadeze Myant që po teston një linjë të veshmbathjeve elektronike.
"Ne përdorim një sinjal elektrik nga trupi që e marrim përmes një fije përçuese".
Ai e krahason atë me analizën e një elektrokardiogrami në spital.
“Teli e merr sinjalin elektrik nga zemra. . . në thelb ne po bëjmë të njëjtën gjë, por përmes fijes".
Një këmishë prototip në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts ka sensorë elastikë, që i rezistojnë ujit, dhe që janë të futura në mënyrë të padukshme në tekstilin e rrobave.
“Ne e thurim këmishën digjitale sipas trupit tuaj në mënyrë që të jetë e rehatshme megjithëse ka pajisje elektronike brenda”, thotë Canan Dagdeviren, ndihmës profesore në MIT.
Veshjet e personalizuara mund të bëhen për çdo lloj trupi, madje edhe për foshnje.
Siveshjet e krijuara nga instututi MIT edhe ato të kompanisë Myant mbledhin të dhëna fiziologjike si rrahjet e zemrës, temperaturën, frymëmarrjen dhe lëvizjet.
"Kjo lloj pajisje, krijon një hartë të trupit tuaj gjatë javës, muajit ose gjatë gjithë stinëve", thotë Canan Dagdeviren.
"Është një pamje më e plotë shëndetit të pacientit që mund të informojë si mjekët ashtu edhe anëtarët e familjes, përmes moduleve Bluetooth që transmetojnë të dhënat".
Dr. Milos Popovic po teston veshjet e kompanisë Myant dhe thotë se teknologjia është veçanërisht e dobishme për të moshuarit.
“Ne e shohim këtë si një zgjidhje për të sjellë kujdesin shëndetësor tek pacientët në shtëpitë e tyre dhe për të mundësuar njerëzit që të trajtohen në shtëpi pa pasur nevojë që të vijnë në spital. Dhe kjo ul barrën e spitalit në mënyrë që të trajtojmë më shumë pacientë”.
Një vështrim në kujdesin shëndetësor të së ardhmes, në kohën e distancimit social.
Facebook Forum