Lidhje

Estonia ofron viza speciale për “endacakët dixhitalë”


Estonia ofron viza speciale për "endacakët digjitalë"
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:02 0:00

Si rezultat i pandemisë, miliona vetë në mbarë botën po punojnë nga shtëpia, mjafton të kenë një kompjuter dhe lidhje të mirë me internetin. Kjo situatë, thonë analistët, është parathënie e një bote ku mjedisi i punës është përjetësisht i transformuar, pasi shumë njerëz do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia edhe pas pandemisë. Estonia ka dalë me një ide origjinale. Shtetas të huaj që duan të jetojnë në Estoni por punojnë për kompani në vende të tjera tashmë kanë mundësi të aplikojnë për një vizë speciale.

Pandemia ka krijuar një kategori të re punonjësish të njohur si “endacakët dixhitale”: specialistë që jetojnë në një cep të globit, por punojnë për një kompani në një vend tjetër.

"Jam shefi ekzekutiv i kompanisë. Për momentin çdo gjë e drejtoj nga shtëpia, fizikisht i shkëputur nga ekipi. Edhe punonjësit e tjerë punojnë nga shtëpia. Po kalojmë një periudhë shumë interesante. Kjo ka dëshmuar se ata që kanë kapacitete dixhitale mund të bëjnë gjithçka nga çdo vend,” thotë Edilson Osorio, i cili drejton një kompani në Brazil.

Estonia ofron viza speciale për "endacakët digjitalë"
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:02 0:00

Braziliani Edilson Osorio Jr është shefi ekzekutiv i një kompanie teknologjike. Ai punon dhe jeton prej 18 muajsh në qytetin estonez të Talinit në brigjet e detit Baltik. Ai përfaqëson një prirje që intensifikua gjatë pandemisë, kur njerëz nga çdo cep i botës punojnë për kompani në një vend tjetër.

"Po shohim një numër më të madh njerëzish që janë shndërruar në “endacakë dixhitalë”. Pra megjithëse punojnë për një kompani në një vend të caktuar, ata vetë ndodhen në një vend tjetër të botës. Filluam të shohim dobësi në politikat ekzistuese, pasi ky grup nuk pasqyrohet në rregulloret aktuale. Pra nëse je shtetas i huaj, shkon në një vend tjetër ose si i punësuar, ose si turist. Në rastin e “endacakëve dixhitalë” ata konsiderohen si punonjës të paligjshëm pasi punojnë për një kompani në një vend ku nuk kanë siguruar leje pune,” thotë Karoli Hindriks, themeluese e kompanisë “Jobbatical”.

Estonia ishte e para që përqafoi një eksperiment në formatin e punës në kushtet e pandemisë duke filluar më 1 gusht një program të ri për t’iu përgjigjur realitet të krijuar nga pandemia.

"Estonia ka filluar të japë viza për “endacakët dixhitalë”. Kjo lloj vize jepet për dikë që punon në një kompani novatore teknologjike, me një produkt të paprovuar,” thotë zonja Hindriks.

Viza u jep mundësi specialistëve të punojnë përmes lidhjes me internet për kompani në vende të tjera dhe të jetojnë në Estoni deri në një vit.

"Mendoj se përfitimi më i madh për Estoninë do të jetë se do të tërheqë njerëz me ide të reja që do të zhvillojnë më tej mjedisin e biznesit”, thotë zonja Hindriks.

Estonia njihet si vend me rrjet të gjerë shërbimesh dixhitale: votë elektronike, mbushja e recetave për ilaçe përmes internetit dhe lehtësira të tjera.

"Pa diskutim, viza e re që jep Estonia për “endacakët dixhitalë” është një hap në drejtimin e duhur. Estonia ishte e para, por ka edhe vende të tjera që po e përqafojnë këtë ide që është përmirësim i madh, por ka edhe plot të meta. Një prej problemeve është se Estonia ka vendosur disa pengesa për këtë vizë. Autoritetet kërkojnë dëshmi të ardhurash mujore dy herë më të larta se të ardhurat mesatare në Estoni,” thotë Christoph Hueber, “endacak dixhital nga Gjermania”.

Shtetasit e huaj që klasifikohen si “endacakë dixhitalë” konsiderohen si “qytetarë të hapësirës dixhitale” dhe mund të aplikojnë për vizë përmes internetit. Mbi 70,000 vetë nga 170 vende kanë marrë statusin e “qytetarit të hapësirës dixhitale” në Estoni gjë që u jep mundësi të shfrytëzojnë kapacitetet dixhitale në këtë vend, megjithëse kjo nuk nënkupton status të rregullt rezidence.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG