Me shpërthimin e koronavirusit, njerëzit në mbarë botën janë preokupuar me një kërcënim, fizikisht kaq të vogël, sa që nuk mund të shihet. Bota e padukshme e viruseve ka magjepsur prej kohësh artisten Laura Splan, e cila punon në një laborator bioteknologjik që studion virusin Covid-19.
Nga larg duken si çentro, dantella të punuara me dorë për të mbrojtur mobiljet në shekujt e kaluar.
“Por kur i sheh më nga afër e kupton se ka diçka ndryshe ”
"… Ato nuk janë çentro por forma të modelit të viruseve të ndryshme vdekjeprurëse."
Që nga shpërthimi i koronavirusit, shumica prej nesh janë detyruar të mendojnë për një sferë përtej shqisave tona, sferën e mikrobeve.
Është një botë që artistja Laura Splan e ka vizituar shpesh në punën e saj.
“Ekziston një bukuri ekstreme në formën e këtyre viruseve. Por ka edhe shumë frikë që sigurisht po e përjetojmë tani me COVID-19".
Zonja Splan studioi biologji përpara se të bëhej një artiste që punon mes gërshetimit të shkencës, teknologjisë dhe kulturës.
Një seri mbi teknikat e duhura të larjeve së duarve të ekspozuara në Muzeun për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në vitin 2011, eksploroi lidhjen tonë të ndërlikuar me mikrobet.
“Ato janë përreth nesh, por gjithashtu janë pjesë e jona.Doja të lejoja shikuesin të mendonin për një marrëdhënie tjetër me këto mikrobe”, thotë artistja.
Si artiste në praktikë me kompaninë Integral Molecular, zonja Splan eksploron punën e një laboratori bioteknologjik që hulumton antitrupat e Covid-19, përfshi programin e përdorur për të modeluar viruset.
"Jam vërtet e interesuar të shoh se si mund ta përdor këtë program për të bërë diçka që nuk është bërë më parë", thotë artistja.
Ajo e ndan punën e saj me hulumtuesit.
"Ata në fakt i shohin këto imazhe që i marrin si të mirëqena çdo ditë, në një mënyrë të re".
Dhe për ne të tjerët, Splan shpreson që animacionet e saj të mund të japin një pushim të shkurtër nga pandemia që ka konsumuar vëmendjen e botës.
Facebook Forum