Lidhje

Festivali i Filmit në Venecia mund të rrisë turizmin


Festivali i Venecias; gusht 2019
Festivali i Venecias; gusht 2019

Gondolierët, pronarët e restoranteve dhe hoteleve po shpresojnë që Festivali i Filmit në Venecia do të rigjallërojë industrinë e rropatur të turizmit në atë qytet. Zyrtarët lokalë thonë se qyteti është dëmtuar rëndë si rezultat i mbylljes nga koronavirusi, por ata shpresojnë se festivali, i cili fillon në shtator, do të ndihmojë në lehtësimin e humbjeve të tyre.

Festivali i Filmit në Venecia ofron shpresë për rimëkëmbjen e turizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Zyrtarët e qytetit thonë se Venecia u tansformua papritmas. Disa ankoheshin nga turizmi i tepruar, por kjo ishte para pandemisë. Destinacioni i famshëm për gondolat, arkitekturën madhështore dhe

kanalet ujore, tani po shpreson se turizmi do të ndryshojë efektet e mbylljes së Italisë në ekonominë e saj.

Maurizio Carlotto është Nënkryetar i Shoqatës së Gondolierëve. Ai po shpreson për një ndryshim në fatin e tyre.

“Nuk e di nëse njerëzit do të mund të përballojnë një tjetër vit si ky.

Nuk jemi vetëm ne, por edhe hotelet dhe restorantet apo dyqanet. Ekonomia e qytetit varet nga turizmi dhe i gjithë qyteti është ndikuar nga mungesa e turizmit. ”

Sipas këshillit të qytetit, turistëtë që sjellin të ardhurat më të mëdha vijnë nga jashtë Evropës dhe janë pikërisht ata që po qëndrojnë larg. Paola Mar është këshilltare për turizmin.

“Rreth 45 deri 50 përqind të turistëve nuk janë evropianë. Këta turistë që vijnë nga Amerika, Kanadaja, Australia, Kina apo vende të tjera sjellin 70 përqind të të ardhurave. Ky grup turistësh tani nuk mund të

vizitojë. Aktualisht kemi 20-30 përqind shfrytëzim të hoteleve. Festivali i shtatorit sjell një perspektivë më të mirë.”

Zonja Mar beson se Festivali i Filmit të Venecias do të ndihmojë ekonominë, por pa shpresuar të arrijë nivelet e viteve të kaluara.

“Aktivitet në të kaluarën sillnin njerëz nga mbarë bota. Për festivalin e shtatorit kemi shtuar disa filma, por është e qartë se mundësitë janë të kufizuara që aktorët dhe regjisorët të vijnë nga jashtë.”

Stefania Stea është pronare e hotelit Ca’Nigra në Venecia dhe është Nënkryetare e Shoqatës së Pronarëve të Hoteleve të Venecias. Ajo dhe kolegët e saj nuk po presin rritje dramatike të biznesit pasi Festivali i Filmit zhvillohet në Lido, një ishull i ndarë nga qendra e qytetit.

“Kemi nevojë për gjithçka që mund të rrisë turizmin cilësor. Fatkeqësisht nuk u organizua Bienalja por tani sytë i kemi tek Festivali i

Filmit i cili zgjat vetëm pak ditë dhe është në format të reduktuar dhe zhvillohet në Lido.”

Në Lido punonjësit po pëgatisnin para pak ditësh mbajtjen e Festivalit të Filmit të Venecias, ngjarja më e madhe në Venecia që prej disa muajsh bllokimi nga koronavirusi.

Hoteli luksoz ‘Excelsior’, ku zakonisht qëndrojnë yjet dhe figurat e njohura të industrisë së artit dhe biznesit, ka filluar të hapë portat pas disa muajsh mbylljeje. Organizatorët e festivalit kanë publikuar udhëzimet të rrepta për vizitorët e kësaj veprimtarie.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG