Dr. Arian Haxhillari është mjek specialist për emergjencat në Lejk Çarls të shtetit Luiziana, një nga zonat e goditura më rëndë nga uragani i fuqishëm Laura javën e kaluar. Në një bisedë me kolegun Ilir Ikonomi, mjeku thotë se megjithëse uragani tashmë ka kaluar, personelin shëndetësor e pret një punë edhe më intensive, me kthimin e njerëzve të evakuuar dhe me temperaturat mjaft të larta në këtë shtet jugor të Amerikës. Dr. Haxhillari punon në spitalin St. Patrick Hospital, ndërkohë që një klinikë tjetër e madhe e qytetit doli jashtë funksionimit për shkak të uraganit. Presidenti Donald Trump ishte në Lejk Çarlz të shtunën dhe ka premtuar ndihma për rimëkëmbjen.
Facebook Forum