Lidhje

Shqipëri: Covid shton edhe 6 viktima dhe 143 infektime të reja


Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore njoftuan për 6 vdekje të tjera nga Covid-19 gjëtë 24 orëve të fundit, me të cilat numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 225 persona.

Në dy spitalet Covid ndërruan jetë 6 qytetarë nga Tirana, Durrësi e Tepelena të moshave nga 50 deri në 71 vjeç.
Në Spitalin Infektiv pranë qendrës universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Në dy spitalet Covid po mjekohen edhe 14 pacientë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan dhe 143 raste të reja infektimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngjitur numrin e përgjithshëm në 7260 të prekur.

Sipas raportimit të përditshëm zyrtar, janë kryer 650 testime dhe 143 persona u konfirmuan pozitivë me Covid-19. Pjesa më e madhe e tyre, 45 persona, u zbuluan në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

U shëruan gjatë 24 orëve të fundit 51 qytetarë, me të cilët shkoi në 3746 numri i të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG