Lidhje

Uragani “Isaias” fshikullon bregdetin lindor të SHBA


Uragani “Isaias” po lëviz drejt veriut të SHBA-së nëpërmjet bregdetit të Karolinës së Veriut. Qendra Kombëtare e Uraganeve bëri të ditur se prej momentit që uragani “Isaias” goditi tokë, fuqia e erërave ka rënë, por megjithatë ai po shkakton probleme me furnizimin me energji elektrike të mijëra shtëpive e bizneseve në Karolinën e Veriut.

Sipas meteorologëve, Karolina e Jugut ajo e Veriut dhe disa shtete të tjera do të përballen me një sasi reshjesh që do të variojë nga 7 në 15 centimetra. Reshjet të dendura shiu priten edhe përgjatë bregut lindor, në zonat pranë gjurmës së uraganit, të cilat do të përballen me përmbytje të befta, disa prej të cilave mund të jenë të mëdha kryesisht në Karolinën e Veriut dhe disa zona në verilindje deri sonte në mbrëmje.

Përmbytje të mundshme tejet të rrezikshme ka gjasa të ketë edhe në kryeqytetin e vendit në Uashington, Baltimorë dhe disa zona të tjera. Në shtetin e Virxhias deri në shtetin e Maine kanë hyrë në fuqi paralajmërimet për stuhi tropikale.

Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Karolinën e Veriut dhe Florida, gjë që bën të mundur çlirimin e fondeve federale për të ndihmuar qytetet që të koordinojnë përpjekjet kundër katastrofës natyrore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG