Lidhje

Debati për heqjen e monumenteve në SHBA dhe rasti i Rusisë


Në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë polemikat për heqjen e monumenteve të Konfederatës dhe monumente të tjera të figurave me një të shkuar raciste. Ndërkohë, siç shpjegon nga Moska korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Charles Maynes, Rusia po ofron një paralajmërim mbi rreziqet e çmontimit të historisë me shpejtësi të tepruar.

Debati për heqjen e monumenteve dhe rasti i Rusisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Në gusht 1991, mijëra njerëz u mblodhën jashtë presidencës në qendër të Moskës…

Komunistët e vijës së ashpër sapo kishin nisur një grusht shteti…. një përpjekje e fundit për të ndalur reformat demokratike të mishëruara në perestroikën e udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev…

Publiku doli në mbështetje të Boris Jeltsinit, një aleat dhe gjithashtu një rival i zotit Gorbaçov, i cili udhëhoqi një revoltë të suksesshme kundër komplotuesve të grushtit të shtetit ... e në fund të fundit, kundër Bashkimit të Republikave Sovjetike Socialiste (BRSS).

Por për shumë njerëz, fundi simbolik i Bashkimit Sovjetik erdhi në një shesh jashtë selisë së KGB-së në Moskë.

Heqja e "Feliksit të hekurt" Derzhinsky, themeluesi i policisë sekrete sovjetike, sinjalizoi një shkëputje të ashpër nga dhuna dhe represioni i së kaluarës.

Ky nuk ishte vetëm vullneti i turmës. Mes shqetësimeve se dikush mund të plagosej duke u përpjekur të rrëzojë statujën, qeveria e parë e zgjedhur e Moskës vendosi për heqjen e monumentit të Felix Derzhinskyt me një votim të orëve të vona të natës.

"Jo, ai nuk u rrëzua. Ne e lëvizëm nga piedestali i tij duke përdorur dy vinça, ishte aq i rëndë sa duheshin dy,... dhe ne e vendosëm mbi një platformë", thotë Sergei Stankevich, ish-Nënkryetar i Bashkisë Moskë gjatë periudhës 1990-1992.

"Feliksi i hekurt" përfundoi në një park në Moskën qendrore që shndëruar në një muze të natyrës ku vendosen reliket sovjetike...

Një vend për të reflektuar rreth kapitujve më të errët të jetës sovjetike ... dhe ndoshta se sa ka ndryshuar Rusia e re.

“Monumentet janë natyrshëm gjithmonë në vendin e gabuar, sepse janë vendosur aty nënjëmoment, ndërsa koha bën përpara”, thotë Alexander Verkhovsky, i qendrës "Sova" për Informim dhe Analizë.

Sot udhëheqësi bolshevik Vladimir Lenin shfaqet ende në peisazh… i neglizhuar nga shumica.

Por sondazhet tregojnë një admirim në rritje për udhëheqësin sovjetik Jozef Stalin.

Shërbimet ruse të sigurisë janë sërish një forcë e fuqishme në Rusinë e Vladimir Putinit.

Felix Derzhinsky ka mbetur në park. Ata që ndihmuan ta sjellin këtu thonë se është për shkak të ruajtjes së monumentit, duke e vendosur ndërkohë trashëgiminë e tij në kontekstin e duhur.

"Nuk mund të lejojmë që këto monumente të shkatërrohen sepse kjo provokon një dëshirë për hakmarrje, ... për t'i rikthyer ato përsëri. Është çmimi i përdhosjes dhe fatmirësisht e shmangëm", thotë zoti Stankevich.

Është një mesazh që disa mendojnë se mund të jetë i dobishëm për shoqëritë perëndimore, ndërsa ato po merren me monumentet e historisë së tyre komplekse,… duke vendosur se kush meriton një piedestal dhe kush duhet të hiqet përgjithmonë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG