Lidhje

Ekspertët: Vaksina për Covid-19 mund të jetë e disponueshme në vitin 2021


USA, Washington, FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a "Vaccine COVID-19" sticker
USA, Washington, FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a "Vaccine COVID-19" sticker

Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet e koronavirusit. Krizat politike, ekonomike dhe shëndetësore janë një burim shqetësimi i vazhdueshëm për ligjvënësit amerikanë. Por ekspertët kryesorë të shëndetit publik në vend kishin disa lajme inkurajuese të premten, duke i thënë një komisioni të Kongresit se zhvillimi i një vaksine për virusin po ecën me shpejtësi.

Për herë të parë që nga qershori, pati një rënie të numrit të rasteve të reja me Covid-19 në mbarë vendin krahasuar me javën e kaluar. Por me rritjen e numrit të rasteve në disa shtete, ligjvënësit amerikanë të premten kërkuan përgjigje nga ekspertët që po udhëheqin përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për ta frenuar përhapjen e virusit.

"A mund të na ndihmoni të kuptojmë pse Evropa kryesisht e ka vënë nën kontroll virusin, por në Shtetet e Bashkuara po shohim një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja?", pyeti ligjvënësi demokrat James Clyburn.

"Nëse shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, kur ata u mbyllën, ata e bënë këtë në nivel 95 për qind. Kur ju shikoni në fakt atë që bëmë ne, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne me të vërtetë funksionalisht mbyllëm vetëm rreth 50 për qind të aktivitetit”, u përgjigj Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute for Allergy and Infectious Diseases, adjusts his face mask during a House Subcommittee on the Coronavirus crisis hearing, Friday, July 31, 2020 on Capitol Hill in Washington. (Kevin Dietsch/Pool via AP
Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute for Allergy and Infectious Diseases, adjusts his face mask during a House Subcommittee on the Coronavirus crisis hearing, Friday, July 31, 2020 on Capitol Hill in Washington. (Kevin Dietsch/Pool via AP

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar testimet në javët e fundit, por me debatin për rihapjen e ekonomisë amerikane ende një çështje me ndjeshmëri politike, ekspertët paralajmërojnë se testimet për Covid-19 nuk janë një zëvendësim i masave parandaluese.

"Ne nuk mund të dalim nga kjo ose një pandemi tjetër vetëm përmes testimeve. Testimi për koronavirus nuk zëvendëson përgjegjësinë personale. Nuk zëvendëson përgjegjësinë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz, ose masat e tjera si larja e duarve, dhe vendosja e maskës", tha Admiral Brett Giroir, Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë.

Virus Outbreak Congress
Virus Outbreak Congress

Shumë ekspertë shpresojnë se masat parandaluese do të ndihmojnë deri në fillim të vitit të ardhshëm, kur zyrtarët vlerësojnë se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë e gatshme.

"Në fund të fundit, brenda një periudhe kohe të arsyeshme, planet tani lejojnë që çdo amerikan që ka nevojë për një vaksinë ta marrë atë brenda vitit 2021", tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se shpejtësia është rezultat i udhëheqjes së Presidentit.

"Këto investime kritike në një vaksinë për koronavirusin janë bërë për faktin se ne kemi një biznesmen në Shtëpinë e Bardhë", tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Por demokratët në kongres akuzojnë presidentin dhe republikanët se nuk kanë ofruar ndihmë të nevojshme për amerikanët që janë pa punë dhe në vështirësi.

"Republikanët thanë se donin të bënin një pauzë. Virusi nuk bëri pauzë”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Udhëheqësit nga të dyja palët nuk arritën bien dakord për një marrëveshje këtë javë për të zgjatur ndihmën financiare shtesë për miliona amerikanë të papunë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG